Llalla përdor si argument një 
vrasje të Frrokut në Belgjikë

Llalla përdor si argument një <br />vrasje të Frrokut në Belgjikë
TIRANE- Një vrasje e kryer në Belgjikë, për të cilin në këtë shtet po vijon një proces penal kundër deputetit të PKD Mark Frroku, ka shtyrë kryeprokurorin Llalla që të nxjerrë një argument shtesë në urdhër-ndalimin e firmosur prej tij, ndaj deputetit Mark Frroku.

Përdorimi i këtij argumenti ka irrituar avokatët mbrojtës të deputetit Mark Frroku, duke pohuar se Llalla ka dalë nga kornizat e ligjit dhe juridiksioni i akuzës që ka ngritur ndaj Frrokut, duke shtuar në urdhërin e ndalimit fakte dhe dyshime të tjera që nuk ekzistojnë, sipas avokatëve e bën këtë urdhër të paligjshëm.

Sipas tyre ky argument i përdorur nga kryeprokurori Llalla ka qënë emocional. Gazeta “Shqiptarja.com” ka njoftuar në 11 janar të 2014 se deputeti Frroku ndiqej penalisht për akuzën e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti. Në atë kohë, kryeprokurori Adriatik Llalla nuk ka reaguar, por lajmi është kaluar qetësisht nga institucionet. Ndërkohë pas një viti e dy muaj, Llalla në urdhër-ndalimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku ka nënvizuar ndër të tjera se Frroku, shfaqte rrezikshmëri për tu larguar nga vendi, pasi në Belgjikë ai ndiqej penalisht për një vrasje.

Urdhëri i ndalimit
“Unë, Adriatik Llalla, me detyrë Prokuror i Përgjithshëm, pasi studiova aktet e procedimit penal nr.1 të vitit 2015, konstatova se pas deklarimeve publike të deputetit Tom Doshi të bëra edhe përpara prokurorisë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore,si pyetje e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, kryerja e ballafaqimeve mes tyre, këqyrja e tabulateve telefonike, pamjeve filmike, përgjime etj.

”Nga kryerja e këtyre veprimeve hetimore krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht, si dhe e deklaruar më pas edhe para organit procedues, ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit tjetër Durim Bami, me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Duke iu referuar dëshmisë së deputetit Frroku dhe provave të mbledhura gjatë hetimit, Prokurori i Përgjithshëm thotë se deputeti Mark Frroku dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “kallëzimi i rremë”, “kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë” dhe “deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

Sipas Llallës në këto kushte, ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershëm, pasi qenia e tij i lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon, si dhe duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer, rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë”. Kjo lidhet edhe me faktin se Frroku akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale,akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet”.
 
Ora me kamera Gjokutaj: Frroku i ka të mbyllura punët me drejtësinë e palës belge
Një nga avokatët e deputetit Mark Frroku thotë se nuk ka asnjë fakt që ai të ketë probleme me drejtësinë. I ftuar në studio në “A1 Report”, avokati Genc Gjokutaj tha se ky është një aludim i prokurorisë për t’i bërë presion Gjykatës.

“Më duhet të them që ky informacion i shkruar nga prokuroria për vendimin e ndalimit, nuk është ligjor, por është dhe jashtë etikës. Këto janë aludime, e ndërsa prokurori vepron me akt. Unë e konfirmoj sot, dhe të jap dhe të dokumentuar, se Mark Frroku nuk ka probleme me drejtësinë belge që i atribuhen në vendimin e prokurorisë. Nëse ka një vendim, ai merret, njihet dhe ekzekutohet. Aludimi për rrezikshmërinë  e tij, janë instrumenta për të krijuar idenë dhe për të imponuar gjykatës se është njeri i rrezikshëm”,-deklaroi Gjokutaj.

Avokati tha se Frroku është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ai ka qëndruar të njëjtit version. Ndërkohë Gjokotaj pranoi se Frrokut i është sekuestruar dhe një orë me kamera të fshehtë.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur