Llalla rrëzon PD-në për Bushin:
I pastër, s'e prek dekriminalizimi

Llalla rrëzon PD-në për Bushin:<br />I pastër, s'e prek dekriminalizimi
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi nuk do të preket nga ligji i dekriminalizimit. Pretendimeve të opozitës dhe akuzave direkte të Partisë Demokratike për përfshirje të Bushit në veprimtari të paligjshme në Itali ju ka dhënë përgjigje që në 9 nëntor Prokuroria e Përgjithshme.

Prokurorja e njësisë së pocacme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rovena Gashi ka mbyllur hetimet për këtë cështje me konkluzionin se kryebashkiaku i Krujës nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Ky konkluzion i është dorëzuar menjëherë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili tashmë do të marrë vendim për mbylljen e verifikimeve për këtë funksionar publik.

Shqiptarja.com disponon vendimin e arsyetuar të prokurorisë të mbërritur në KQZ, i cili është përmbledhës i hetimeve të nisura 7 muaj më parë sipas ligjit të dekriminalizimit.

Në formularët e vetëdeklarimit, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi pranonte se ishte ndaluar dy herë në Itali, një herë në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe së dyti në 2010 për trafik droge.

Bushi thoshte se në të dy rastet, cështja është sqaruar dhe hetimet janë ndërprerë pasi është vërtetuar mos përfshirja e e tij në asnjë nga akuzat e pretenduara. Menjëherë, PD kërkoi verifikimin e formularit të Bushit, e më pas, vetë KQZ i kërkoi Llallës që të hetonte mbi cështjet e më sipërme.

Lidhur me këto dy raste, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar kërkesa për informacion dhe ka shkëmbyer të dhëna hetimore me institucionet italiane dhe me EUROPOL-in, ku gjithsej janë hetuar katër çështje të përmendura në formularin e dekriminalizimit, apo në akuzat e opozitës.

Përveç shkëmbimeve me palën italiane dhe institucionet evropiane, vetë kryebashkiaku i Krujës ka sjellë disa vërtetime që tregojnë se dosjet ndaj tij janë mbyllur. Bushi ka dorëzuar një vërtetim i gjendjes gjyqësore në Itali ku tregohet se nuk ka asnjë “njollë” në të shkuarën e tij penale në shtetin fqinj, një kërkesë pushim hetimesh nga prokuroria e Busto Arsizios për ngjarjen e drogës për shkak të mungesës së elementeve hetimore, një vendim i të njëjtës gjykate për revokim të masës së arrestit ndaj Bushit, si edhe një vendim pushimi nga gjykata italiane pasi prokuroria ka rindërtuar ndodhitë ku konkludon mos ekzistencën e kushteve për ndjekje penale ndaj tij.

Në këto kushte, prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, arrin në përfundimin se gjatë këtyre hetimeve ka kryer një verifikim të plotë e të gjithanshëm ndaj tij dhe Artur Bushi rezulton i pastër.

artur bushi faksimile

artur bushi faksimile

artur bushi faksimile

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri