Llalla shkon tek Ganaj
i bllokon deklaratat elektronike

Llalla shkon tek Ganaj<br />i bllokon deklaratat elektronike
Vetëm një javë pasi njësia hetimore Task-Forcë ka nisur hetimet ndaj zyrtarëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesitg (ILDKPKI),me një urdhër të Llallës, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar një pjesë të mirë të arkivës elektronike të këtij institucioni.

Sekuestrimi i deklaratave elektronike të qindrave zyrtarëve dhe politikanëve shqiptarë është bërë me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Pak ditë më parë ky i fundit kishte urdhër nisjen e hetimeve ndaj drejtuesit të ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, pasi dyshimeve se në tre vite ky i fundit nuk kishte bërë asnjë kallëzim penal në prokurori për fshehjen e pasurisë dhe konfliktin e interesit ndaj zyrtarëve të lartë.

Mësohet se disa nga deklaratat elektronike të pasurisë që janë sekuestruar në arkivë, janë atë të deputetit Rakip Suli, i denoncuar nga PD, për konflikt interesi, pasi sipas saj Suli merte fonde publike nga një godinë që kishte lëshuar me qëra djali i tij.

E njëjta praktikë është ndjekur dhe për deputeten Valentina Leksaj, ku djemtë e saj kanë fituar disa tendera publikë. Po ashtu edhe me rastin e Koço Kokëdhimës, të cilit ja hoqi mandatin gjykata kushtetuese. Të gjitha këto raste janë denoncuar nga PD si raste të pastra të konfliktit të interesit.

Këto raste kohët e fundit janë vlerësuar dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet për Shkëlqim Ganaj dhe disa drejtuesve të tjerë të ILDKPKI, me dyshimet se kanë abuzuar me detyrën duke mos referuar në tre vjet asnjë rast në prokurori që bën fjalë për konfliktin e interesit. E çuditme është se pse prokuroria pikërisht në këtë kohë ka nisur një hetime të tillë ndaj këtyre zyrtarëve, në një kohë kur mund të niste hetimet, që nga periudha kur PD dhe media denonconte disa raste të dyshimta të konfliktit të interesit.

Një tjetër dosje elektronike që mësohet se është sekuestruar është ajo e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi ky i fundit është akuzuar për konflit interesi lidhur me ish-kompaninë e tij, që ka përfituar disa tendera publikë në ministrinë e Shëndetësisë dhe institucione të tjera.

Oficerët kanë sekuestruar dhe dosjen elektronike të ish-kryetares së KQZ Lefterie Luzi, e cila është përfolur se ka pasur konflikt interesi në tenderin e zhvilluar nga KQZ për prodhimin e fletëve të votimit në disa zgjedhje elektorale.

Këto zyrtarë dhe shumë të tjerë, janë bërë pjesë e hetimit të prokurorisë, për të parë mënyrën se si kanë vepruar në të gjitha rastet zyrtarët e ILDKPKI. Prokurorët thonë se pavarësisht mos heqjes së mandatit këtyre deputetëve, ILKDPKI-ja duhet të vepronte për të parë nëse ka shkelje të ligjit në kontratat që ata, kompanit e tyre ose familjarët e afërm,kanë përfituar fonde publike nga tendera apo kontrata të ndryshme pune.

Në ditët në vazhdim, nuk përjashtohet mundësia edhe e thirrjes së inspektorëve të ILDKPKI-së për të dhënë shpjegime për veprimet dhe mos veprimet e tyre në dosjet ndaj tre deputetëve.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri