Ai jep të bukurën përmes dritës dhe ngjyrave. Llazar Myzeqari është i bindur se natyra të jep liritë e pakufizuara të shprehjes artistike. “Vazhdoj ende, pa menduar se ku arrita”, thotë. Llazari ka një gjuhë instiktive të pikturimit dhe vijon edhe sot në moshën 80-vjeçare. Studimet në lice i ka pasur nga profesorët Abudrraahim Buzo, Sadik Kaçeli, Nexhmedian Zajmi, etj.
Më pas studioi në Pragë, Çeki në UNRU, në shkollën e artit të themeluar në vitin 1885. Këto ditë piktori Llazar Myzeqari ka çelur në Muzeun Historik Kombëtar një ekspozitë retrospektiv me punët e tij në vite. Pikturat e tij për vlerat që mbartin, stilin e kompozimet në gjininë e peizazhit apo në natyra të qeta ndodhen në shumë galeri e koleksione private.
I lënë disi në heshtje, pavarësisht jetëgjatësisë së tij si krijues dhe vlerës së veprës, Myzeqari megjithatë është vlerësuar nga profesionistët e arteve pamore në Shqipëri. I ndjeri, Mjeshtri Kujtim Buza ka thënë për të se: “Llazarin në pikturë e shoh të pjekur dhe me dëshira rinore.
Tek ky piktor sinqeriteti dhe dritëhijet e bukura të peizazhit. Janë emocione të transplantuara prej piktori në telajo. Është një lojë e tërë kontrastesh ashtu si vendi ku jetojmë”. Duke folur për “Shqiptarja.com”, Llazar Myzeqari rrëfen se cilat janë mjetet shprehëse më të spikatura në pikturën e tij.
“Kurdoherë ndër vite kam kundruar me ngulm natyrën dhe kam hulumtuar me mendjen time ngado për ta njohur dhe për të prekur shpirtin e saj. Pikturoj ashtu siç ndjej dhe kjo më bën të arrijë ta dua më shumë natyrën. Kjo është bota ime”.
I bindur se natyra kurdoherë ka një përsosmëri të paarritshme, ai ka bërë piktura të atilla që asnjë si ngjan llojit tjetër. LLazar Myzeqari ka lindur në qytetin e Beratit më 28 mars 1933.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com