VIDEO/ Një çakall në mes të Tiranës, momenti kur kapet në shkallët e TKOB, tenton të kafshojë punonjësin e bashkisë
Për qytetarët që ishin ulur të konsumonin diçka për të pirë në një lokal në qendër të Tiranës, tek Teatri i Operës dhe Baletit, ishte e pazakontë të shihnin pranë tyre një çakall.
Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë. Për qytetarët që ishin ulur të konsumonin diçka për të pirë në një lokal në qendër të Tiranës, tek Teatri i Operës dhe Baletit, ishte e pazakontë të shihnin pranë tyre një çakall.
Menjëherë njoftuan policinë bashkiake për praninë e gjitarit aspak e zakontë për një qytet të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana.
Report Tv siguron videon e momentit kur ekspertët e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit përpiqen ta kapin për ta futur në kafaz çakallin i cili qëndron i fshehur mes një peme në vazo. Në momentin kur punonjësi e kap çakalli tenton ta kafshojë.
Gjitari, i cili mendohet të ketë zbritur në qytet natën në kërkim të ushqimit, ishte fshehur dhe kishte gjetur qetësi në një vazo të madhe luleje në lokal.
Në momentin e parë kur punonjësit tentojnë ta kapin, çakalli bëhet agresiv, ndërsa e gjithë kjo situatë është parë me kureshtje nga klientët e lokalit dhe qytetarët që u afruan për të mos humbur këtë pamje të pazakontë.
Pasi është marrë nga grupi i ekspertëve, kafsha është karantinuar në një kafaz në Kopshtin Zoologjik në Tiranë për të mos rrezikuar nga ndonjë sëmundje mund të ketë. Burimet thonë se do i bëhen kontrollet veterinarie dhe më pas do lëshohet nëse do jetë në gjendje.
Tentoi të kafshonte punonjësin pasi u kap në një lokal pranë TKOB, ja si është gjendja e çakallit në kopshtin Zoologjik
Çakallit të egër që u kap mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit tashmë po i bëhen kontrollet veterinare dhe më pas do të lëshohet në gjendje të lirë.
Në pamjet e siguruara, nga kafazi në Kopshtin Zoologjik ku u dërgua, kafsha shihet më e qetë nga sa u pa në mëngjes ku tentoi edhe të kafshonte njërin prej punonjësve të agjensisë së parqeve.
Pershendetje te gjitheve, un mendoj se i ka ikur dikuj. Sepse nuk ka si shpiegohet qe te kapet ne ate.menyre ajo kafshe. Nje mace nuk e kap dot ashu aq kollaj se te masakron, e jo me nje kafshe aq grabitqare !!!. Njerezit jan hutuar, duhet te kete nje ligj qe ndalon mbajtejen e kafsheve te tilla. Kjo duket se eshte nje kafshe e lodhur, e mbajtur keq, sepse tentoi vetem te ikte e jo te mbrohej.
Përgjigju
Gazmore: 25/02/2024 08:51
Ka dëgjuar në pyll ky që ee cakejtë i bëjmë kryeministra e politikanë.
Kjo eshte nje shenje e mire per shqiperin dhe shqiptaret qe vendi une mban shume specie dhe jetojne mes nesh duhet te kujdesemi per to dhe I bej nje mesazh shtetit qe te mos edhi qente ruges dhe bashkia paguan punojes shpiune ordinere per te helmuar ata se do te pergjigjen per ta nese me dele edhe nje here para se e Kam paare vete
Përgjigju
Iris: 25/02/2024 01:20
/Meri/,edhe une pak a shume i atij mendimi jam,ose e ka patur ndonje lokal si ate luanin dikur,ose e kane kapur per gjueti dhe u ka ikur.Tani jo se nuk duhet te cuditemi per nje cakall ne qytet,se ata shkojne pas minjve,qe shtohen ne zonat urbane per shkak te plerave e mbetjeve ushqimore,por deri ne qender e nje qendre si Tirana pak e cuditeshme,zakonisht i gjen ne periferi.S.d.q,menyra si u kap eshte komplet e gabuar.Se pari duhet nje agjenci kastile per kete pune per kontrollin e kafsheve te egra,rodenteve e insekteve sic e ka gjithe bota,se dyti cakalli duhej qelluar me /dart/ me qetesues e pastaj te kapej,jo sic e kapin keta sikur eshte mace shtepie.Cakalli ben pjese ne kafshet qe mund te kete terbimin dhe ky zoteria qe e kapi(qe nuk eshte ekspert per kete pune) e rrezikoi te kafshohej nga cakalli e njekohesisht rrezikoi te merrte dhe infeksionin e terbimit.
Përgjigju
Meri: 24/02/2024 19:54
Unë mendoi që,dikush e patur në shtēpi në kafaz,dhe e ka lëshuar.Është e pamundur të ket ardhur nga pylli,dhe të arrij deri tek TKOB,duket i friksuar.
Përgjigju
Per Shkodrant: 24/02/2024 19:49
MAHALLA CAKAJVE LAGJA LEGJENDARE E SHKODRES
Me kujtoget ngaqe pash cakallin
Përgjigju
Toni: 24/02/2024 17:14
Per te ardhur keq as nje qafore per ta kapur nuk kane , por e kapin me dore desh i pat ikur cakali ???????? punojsit te kopshtit zologjik
Përgjigju
Keno: 24/02/2024 16:43
Keshtu eshte po ti lesh kazanet e plehrave plot. Dhe arinje do zbresin ndonje dite.
Përgjigju
Askushi: 24/02/2024 15:51
ore kujdes njerzit qe kafshojne me fort se cakalli dhe lejne pasoja te pariparushme
Përgjigju
Ujku: 24/02/2024 13:44
Tregon qe uria ka zbrit edhe ne male
Përgjigju
Zoo: 24/02/2024 13:34
Ore ,çojeni në Kopshtin Zoologjik!
Përgjigju
Sati: 24/02/2024 12:30
U bë kryeqytetas edhe çakalli.
Përgjigju
Lomy: 24/02/2024 12:27
Çakejt kan zbrit n’Tiron qe n’vitin 45 e s’jan shkul mo. Ku esht lajmi ktu?
Përgjigju
Lajmi: 24/02/2024 12:52
Lajmi eshte se ujqerit zbriten nga shpellat ne 92 dhe nuk lane vend per sorrat dhe cakenjte
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81.2%
Të gabuar
13.5%
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5554
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Pershendetje te gjitheve, un mendoj se i ka ikur dikuj. Sepse nuk ka si shpiegohet qe te kapet ne ate.menyre ajo kafshe. Nje mace nuk e kap dot ashu aq kollaj se te masakron, e jo me nje kafshe aq grabitqare !!!. Njerezit jan hutuar, duhet te kete nje ligj qe ndalon mbajtejen e kafsheve te tilla. Kjo duket se eshte nje kafshe e lodhur, e mbajtur keq, sepse tentoi vetem te ikte e jo te mbrohej.
PërgjigjuKa dëgjuar në pyll ky që ee cakejtë i bëjmë kryeministra e politikanë.
PërgjigjuKjo eshte nje shenje e mire per shqiperin dhe shqiptaret qe vendi une mban shume specie dhe jetojne mes nesh duhet te kujdesemi per to dhe I bej nje mesazh shtetit qe te mos edhi qente ruges dhe bashkia paguan punojes shpiune ordinere per te helmuar ata se do te pergjigjen per ta nese me dele edhe nje here para se e Kam paare vete
Përgjigju/Meri/,edhe une pak a shume i atij mendimi jam,ose e ka patur ndonje lokal si ate luanin dikur,ose e kane kapur per gjueti dhe u ka ikur.Tani jo se nuk duhet te cuditemi per nje cakall ne qytet,se ata shkojne pas minjve,qe shtohen ne zonat urbane per shkak te plerave e mbetjeve ushqimore,por deri ne qender e nje qendre si Tirana pak e cuditeshme,zakonisht i gjen ne periferi.S.d.q,menyra si u kap eshte komplet e gabuar.Se pari duhet nje agjenci kastile per kete pune per kontrollin e kafsheve te egra,rodenteve e insekteve sic e ka gjithe bota,se dyti cakalli duhej qelluar me /dart/ me qetesues e pastaj te kapej,jo sic e kapin keta sikur eshte mace shtepie.Cakalli ben pjese ne kafshet qe mund te kete terbimin dhe ky zoteria qe e kapi(qe nuk eshte ekspert per kete pune) e rrezikoi te kafshohej nga cakalli e njekohesisht rrezikoi te merrte dhe infeksionin e terbimit.
PërgjigjuUnë mendoi që,dikush e patur në shtēpi në kafaz,dhe e ka lëshuar.Është e pamundur të ket ardhur nga pylli,dhe të arrij deri tek TKOB,duket i friksuar.
PërgjigjuMAHALLA CAKAJVE LAGJA LEGJENDARE E SHKODRES Me kujtoget ngaqe pash cakallin
PërgjigjuPer te ardhur keq as nje qafore per ta kapur nuk kane , por e kapin me dore desh i pat ikur cakali ???????? punojsit te kopshtit zologjik
PërgjigjuKeshtu eshte po ti lesh kazanet e plehrave plot. Dhe arinje do zbresin ndonje dite.
Përgjigjuore kujdes njerzit qe kafshojne me fort se cakalli dhe lejne pasoja te pariparushme
PërgjigjuTregon qe uria ka zbrit edhe ne male
PërgjigjuOre ,çojeni në Kopshtin Zoologjik!
PërgjigjuU bë kryeqytetas edhe çakalli.
PërgjigjuÇakejt kan zbrit n’Tiron qe n’vitin 45 e s’jan shkul mo. Ku esht lajmi ktu?
PërgjigjuLajmi eshte se ujqerit zbriten nga shpellat ne 92 dhe nuk lane vend per sorrat dhe cakenjte