Kriminaliteti/ Lleshaj, Veliu e kreu i SHISH 'zbarkojnë' në Vlorë! 90 minuta në prefekturë (VIDEO)

Ngjarjet kriminale dhe siguria në sezonin turistik kanë qenë kryefjala e takimit me dyer të mbyllura këtë të enjte në Vlorë, mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Prefektit të Qarkut  Flamur Manaj.

I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe kryepolici i Vlorës Artjon Duka, takimi ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Pas përfundimit të takimit Lleshaj nuk pranoi të prononcohet, ndërsa Prefekti Manaj tha se në takim u kërkua zbulueshmëria e ngjarjeve kriminale dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Qarku i Vlorës mbetet një nga qarqet më problematike sa i përket ngjarjeve kriminale. Vetëm në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur, gjithashtu dhe 12 ngjarje të tjera  shënuar vetëm në 4 mujorin e parë të këtij viti.

 

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë