Lleshaj: Protesta e dhunshme nga i njëjti grup i demonstratave të 1997-ës! Ndalimi i Dollapit mund të ishte menaxhuar ndryshe

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat një ditë pas protestës së opozitës, tha se jeta e policëve dhe e qytetarëve që nuk kishin lidhje me tubimin, përfshi dhe gazetarët, u rrezikua nga hedhja e bombave molotov, mjeteve piroteknike, gurëve dhe sendeve të forta nga ana e militantëve të opozitës jokuvendore. Ministri tha se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997-ën dhe trazira të tjera, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria.

“Ideatorët, planëzuesit, organizuesit dhe drejtuesit e sulmeve janë të njëjtët persona apo grupime, që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi të rënda si 1997-ta, 1998-ta, apo 2011-ta meriton vëmendje të thellë publike. Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov, drejtonin sulmet me armë zjarri kundër protestuesve në të njëjtin vend, në vitin 2011. Ata që mbronin apo justifikonin me qetësi deri kriminale vrasjen e 4 protestuesve, plagosjen me armë zjarri të dhjetëra të tjerëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga dhuna fizike e Policisë në 2011-ën, i sot lejojnë vetes të drejtën që sot të japin leksione sjelljeje apo demokracie. Distancimi nga dhuna, nga ideatorët apo ekzekutuesit e saj është shërbimi më i mirë që ne i bëjmë të ardhmes së vendit tonë", u shpreh ministri.

Lleshaj duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksioniarit demokrat Sahit Dollapi, sekretar organanizativ në PD, deklaroi se policët mund ta kishin menaxhuar më ndryshe, por këto sekonda nuk ndryshojnë skenarin e dhunshëm të protestës që sulmoi me zjarr real institucionet dhe efektivët e policisë.

"Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka.  Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë", theksoi Lleshaj.

Sipas ministrit të Brendshëm efektivët e policisë kryen me përkushtim detyrën dhe meritojnë vlerësim, respekt dhe mirënjohje të çdo shqiptari, që për orë të tëra përballuan me qindra bomba molotov.

"Gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet, rrezikuan seriozisht jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe atë të pjesëmarrësve në protesta.  Me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra. Verbëria e sulmeve nuk kurseu as qytetarë të tjerë, të pa përfshirë në ngjarje. Sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit, durimit heroik, qetësisë dhe profesionalizmit të panjohur më parë të Policisë së Shtetit. Ata burra e gra, djem e vajza që u vunë dje në shënjestër të sulmeve të egra meritojnë vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari. Për orë të tëra, ata përballuan me qindra bomba molotov, me mijëra mjete të tjera të ndaluara piroteknike, mjete tymuese, gurë e sende të tjera të forta", tha Lleshaj.

Deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj:

Mirëdita, 
ashtu siç ishte planifikuar dhe njoftuar nga vetë organizatorët, Tirana përjetoi mbrëmë një mori sulmesh të koordinuara kundër institucioneve kushtetuese dhe Policisë së Shtetit.

Për orë të tëra, Kryeministria, Kryesia dhe Kuvendi i Shqipërisë si dhe forcat e Policisë së Shtetit të ngarkuara me ruajtjen e tyre, u vunë nën goditjet e organizuara të grupeve të militantëve, të cilët përdorën masivisht bomba molotov, kapsolla dhe mjete të tjera të ndaluara piroteknike.

Gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet, rrezikuan seriozisht jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit, por edhe atë të pjesëmarrësve në protesta. 

Me dhjetëra punonjës policie përfunduan në spital për shkak të plagëve të marra.

Verbëria e sulmeve nuk kurseu as qytetarë të tjerë, të pa përfshirë në ngjarje.

Sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit, durimit heroik, qetësisë dhe profesionalizmit të panjohur më parë të Policisë së Shtetit.

Ata burra e gra, djem e vajza që u vunë dje në shënjestër të sulmeve të egra meritojnë vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen e çdo shqiptari.

Për orë të tëra, ata përballuan me qindra bomba molotov, me mijëra mjete të tjera të ndaluara piroteknike, mjete tymuese, gurë e sende të tjera të forta.

Do të kishte qenë në nderin e atij grupimi, që pretendon se është politik, madje edhe demokratik apo europian, që ta ndalte dorën e dhunës ndaj djemve dhe vajzave të këtij vendi, të cilët thjesht kryejnë me përkushtim dhe sakrificë një detyrim ligjor. 

Sigurisht, që do të kishte qenë mirë, që edhe ata punonjës policie, që u angazhuan në ndalimin e njërit për organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë ndryshe diçka.  Mirë do të ishte që, siç duruan në mënyrë stoike për orë të tëra nën zjarr, të kishin menaxhuar ndryshe edhe pak sekonda, vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë, ndonëse në kushtet e kundërshtimit. Por episodi i pak sekondave nuk mund të mbulojë apo justifikojë histerinë e zjarrit real, por edhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe mbi vetë Policinë.

E konsideroj me rëndësi t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, opinionit publik, medias dhe gjithë shoqërisë, për reflektim të thellë ndaj përpjekjeve për destabilizim dhe për distancim të qartë nga dhuna kundër institucioneve kushtetuese, rendit kushtetues dhe forcave të rendit.

Fakti që ideatorët, planëzuesit, organizuesit dhe drejtuesit e sulmeve janë të njëjtët persona apo grupime, që kanë prodhuar për këtë vend tragjedi të rënda si 1997-ta, 1998-ta, apo 2011-ta meriton vëmendje të thellë publike.

Drejtuesit e djeshëm të sulmeve me molotov, drejtonin sulmet me armë zjarri kundër protestuesve në të njëjtin vend, në vitin 2011.

Ata që mbronin apo justifikonin me qetësi deri kriminale vrasjen e 4 protestuesve, plagosjen me armë zjarri të dhjetëra të tjerëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga dhuna fizike e Policisë në 2011-ën, i sot lejojnë vetes të drejtën që sot të japin leksione sjelljeje apo demokracie.

Distancimi nga dhuna, nga ideatorët apo ekzekutuesit e saj është shërbimi më i mirë që ne i bëjmë të ardhmes së vendit tonë.

Ashtu si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme mbështesin plotësisht Policinë e Shtetit në plotësimin e misionit të saj, për ruajtjen e rendit publik dhe atij kushtetues.

Si Ministër i Brendshëm, shpreh besimin e plotë se organet kompetente ligjore do të marrin masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë të gjitha ata që planëzuan, organizuan dhe drejtuan sulmet kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit.

Tentativat e rrezikshme për të minuar finalizimin e reformës në drejtësi dhe procesin e hapjes së negociatave drejt anëtarësimit për në BE nuk do të kenë asnjë mundësi realizmi.

Përballë këtyre përpjekjeve të dështuara janë qytetarët e vendit, janë organet ligj zbatuese, janë partnerët e vërtetë të Shqipërisë, është vetë e ardhmja jonë.
Faleminderit!

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 13/05/2019 18:25

    per mua me mire do ishte qe pasi u rezua dollapit ti kishin futur nja dy shkelma bythes, dhe nja dy shkopinj kurizit ta peshtynin dhe njehere dhe pastaj ta linin te ikte si qen i rahur,dhe ti thonin ik tregoi baces kush te rahu, hahahah, ata jane te gjithe "DOLLAPE".

    Përgjigju
  • erma: 13/05/2019 10:40

    nuk e kuptoj ku e gjen kurajon keta te flasin per dhune kur kane vrare 4 njerez me duar ne xhepa...o km plere qe erdhe me moton se do fuses berishen ne burg, por vetem po e le te livallisi si i don qefi!!!

    Përgjigju
  • TEPELENA ME BEDENA: 13/05/2019 10:18

    ZYLYFCAR E QUAN VETEN TIRONS OR SHPELLAR.TI VJEN ERA DHI OR DERRMALOKU.

    Përgjigju
  • Profesori: 12/05/2019 21:06

    Ashtu i do mushka drute .Turp per pd dhe mercenaret e saj. Policeve u lumte dora .

    Përgjigju
  • adri: 12/05/2019 20:58

    po mir ju qe komentoni keshtu a ju pagujne mire te pakten ps ??!

    Përgjigju
  • Zylyfi: 12/05/2019 20:50

    Llesh fashisti TURP hemove Tironen

    Përgjigju
  • Tutu: 12/05/2019 19:44

    Policeve u lumte dora... te qortohen qe ta benin peshk me pare.. kete kriminel .. hajdut me cizme dhe bandit pa din e iman... mjafton te dish qe ky eshte sekretari qe organizon PD.. te kuptosh cfare partie (bande) kriminale eshte PD bashke me Lsi ... dhe cfare presidenti ka Shqiperia...

    Përgjigju
  • Mira: 12/05/2019 19:11

    Mos qorto policet per dy shkopinj gome qe i dhan atij pleres por qortoi pse nuk ja thyen brinjet.Takoi nje e nga nje dhe motivoi te bejn detyren dhe falenderoi per sakrificat.Pajisi me mjete moderne e jo nje maske antigas se eshte turp.Veshje speciale,autoblinda,shperblime financiare,kontakt personal me ta per ti motivuar e jo te mbylleni ne zyra e ne konferenca shtypi.Mos i dergo mish per top por vishi urgjentisht me uniforma speciale gjith policet ne protesta.Ku ka polici ne bote pa autoblinda.Vetem ne kemi polici me vetura e furgona.FNSH e FORCAT SPECIALE duhet te ken vetem AUTOBLINDA e jo furgona.Turp qe flitni per policet por nuk shpenzoni per to.

    Përgjigju
    • dora e zeze: 13/05/2019 14:50

      kur komenton edhe ti keshtu, qe sipas emrit qe ke vene je grua, imagjino ne cfare drejtimi eshte nisur ky vend. gremina eshte lule. une e kuptoj qe leku eshte gjithecka, qe ju japin sufllaqe mbasi komentoni, por eshte turp qe te shprehet keshtu nje person qe i bie te jete nene ose supozohet keshte

  • Diku: 12/05/2019 16:56

    Nje perkrahje te jasht zakonshme per policin qe e menaxhoi me se miri situaten ata po kerkojn martir

    Përgjigju
  • Xxx: 12/05/2019 16:46

    Dhunen e ndezi dollapi duke qelluar me gure policine pastaj filluan zjarrvenesit me molotov per disa ore rrjesht.policia per shume ore u vu nen zjarr duke mos bere asnje veprim mundoheshin ti shpetonin zjarrit.zjarrvenesit duhet te paguaje demet.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 12/05/2019 15:16

    Plotesisht dakort. Policia duhej ta ndalonte jo ta qellonte. Motivet per ti ikur policise kur ndodhesh perballe saj, mund te jete edhe te drejta. Qellimi policise ne te gjitha rastet eshte ndalimi jo keqtrajtimi. Eshte gjykata ajo qe percakton denimin e merituar per shkeljen e bere. Bravo Minister.

    Përgjigju
  • Tironci: 12/05/2019 14:35

    PO E VERTETON VETEN CDO DITE QE JE KRIMINEL I POPULLIT QE HELMOVE POPULLIN E TIRONES

    Përgjigju
    • Vlonjati: 12/05/2019 17:31

      Ik o pirdhu ti

    • Vicidolsi Tironc: 12/05/2019 17:29

      Populli nuk ka te bej fare me kriminelet qe leshon Lul-Kryelopa si qen te terbuar per te vrare e djegur gjithcka. Klyshet si puna jote nuk e mbulojne dot M... me sh... Duroni dhe pak dhe do e shikosh se ku do perfundojne specja e rralle qe ka kriju Saliu.

  • aiiiiiii: 12/05/2019 14:03

    ishte faji i atij si tip komandanti me borset qe e provokoi edhe qe dha urdher. pjsesa tjeter dihet.

    Përgjigju
  • Berti: 12/05/2019 13:59

    Ore Llesh ke rreshkitur ti? Si ote te menaxhojrj ndryshe arrestimi i nje horri qe orkestronte bombst molotov kundra policise? Po fajson policine se kreu detyren ne menyre korrekte? Ik ore jep doreheqjen. Si ta nxe goja qe fajson policine qofte dhe indirekt?

    Përgjigju
  • redi: 12/05/2019 13:56

    Zoti Lleshaj eshte nder drejtimi i MB nga ana juaj dhe shumica e shqiotareve brenda dhe jashte vendit ju perkrah plotesisht.Dhuna e perdorur nga ish pushtetaret e dhunshem eshte pasoje e nje drejtesie tmerrsisht te pa afte dhe e perdorur keq politikisht qe lejoi dhe lejon dhunuest te veprojne.Nuk jam specialist i policise ,por eshte e disata here qe ne rreshtin e pare perball dhunuesve rreshtohen police dhe police pa mbrojtje dhe objekte te lira dhunimi.Ne te gjithe boten perball jane trupat speciale me paisje per te perballuar dhunen, dhe keshtu nuk do kishim 15 police te plagosur.Per mua dtejtuesit e larte te policise po veprojne akoma me metoda te vjetra duke lene zbuluar policet fatkeq perball banditeve dhunues

    Përgjigju
    • Liri: 12/05/2019 17:52

      Ike mer dhepi shrob !

  • Emigrant usa: 12/05/2019 13:35

    Z lleshi po Me kriminelet e rilindjes cdo te behet E KTHEVE POLICINE POLICI POLITIKE KUNDRA PROTESTAVE SHPEJTE DO TE VIJE RADHE DHE TY OR BISHE ME FYTYRE NJERIU MALLKIMI I FEMIJEVE DHE I PLEQEVE TE SEMURE PER. L H L lende helmuese luftarake QE HODHE NE TIRANE O KRIMINEL NJEREZISH

    Përgjigju
    • Shqupisti Leshedhise: 12/05/2019 17:32

      Punet behen me rradhe mer tyc i pandreqshem i Vicidolit. Te shkoj ne burg krimineli Sali, Lushjo, Meta, kryelopa e co. qe kane kohe qe vetem vjedhin, vrasin dhe shkaterrojne. Mbasi ti ken futur keta klyshe andej nga kan dale atehere te behet drejtesi per te tjeret.

    • Trump: 12/05/2019 17:32

      Hahahahahhahaha ik o pirdhu

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen