Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi punimet në kantierin ku po ngrihet ndërtesa e re e DVP Shkodër, shoqëruar nga zyrtarë të Ministrise se Brendshme dhe policisë lokale. Ndërtimi i ambienteve të reja nëpër qarqe është pjesë e një programi të gjerë, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për organizatën e Policisë së Shtetit.
Gjatë inspektimit, Ministri Lleshaj u shpreh se “Drejtoria e re Vendore e Policisë po ngrihet në kuadër të një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve. Sot jemi në Shkodër, shoh që punimet po ecin mirë. Është një investim i rëndësishëm.”
Ministri lajmëroi se ndërtesa dhe të gjitha punimet e brendshme do të përfundohen para afatit dhe do të jenë të gatshme para fundit të vitit. “Me kënaqësi konstatoj ritëm të lartë punimesh dhe, besoj, siç u premtua edhe nga Kontraktori, që drejtoria e re do të jetë gati nga fundi i vitit, para afatit të parashikuar, gjë që është një lajm i mirë për gjithë strukturat e policisë së qytetit të Shkodrës dhe punonjësit e saj,” tha ministri i Brendshëm.
Projekti për ndërtimin e objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër financohet nga buxheti i shtetit. Sipas kontratës me kompaninë ndërtuese, afati i zbatimit është 24 muaj, që shkon deri në 10 tetor 2020. Por ecuria e punimeve ka qenë e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme, ndaj me ritmin aktual parashikohet që punimet të mbyllen plotësisht brenda këtij viti. Policia e Shkodrës prej vitesh punonte në një ndërtesë larg parametrave, duke cenuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe pa kushte normale për punonjësit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Masakra e Shkodrës me 4 të vrarë, pranga personit që vodhi 'Range Rover-in' e autorëve! Arrestimi u mbajt i fshehtë disa ditë, por s'pranoi të bashkëpunonte
26 Nëntor, 10:07
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Nga Piemonti në Shkodër, pensionistët italianë: Hoqëm dorë nga gjithçka sepse jeta këtu kushton shumë më pak
25 Nëntor, 09:07
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28