KROACI- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacisë Dr. Davor Božinović. Në një status të tijin në Facebook, ministri shkruan se në qendër të takimit me homologun e tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve,
Po ashtu, Lleshaj shprehet gjatë një komunikimi me mediat në Kroaci, se është vlerësuar veçanërisht bashkëpunimi në kuadër të FRONTEX dhe EUROPOL për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe migracionit të paligjshëm.
Ministri i Brendshëm kroat ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.
Deklarata e plotë
Pas një takimi dypalësh në Zadar, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacisë Dr. Davor Božinović, ku diskutuam rreth marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kroacisë, së bashku morëm pjesë dhe përshëndetëm Konferencën Shkencore Albanologjike “Symbiosis on the shores of the Adriatic Sea". Kjo konferencë, e organizuar nga Revista “Shejzat - Pleiades” dhe Universiteti i Zadarit, është e treta në serinë e aktiviteteve të rëndësishme për albanologjinë dhe përfaqëson një platformë unike në llojin e vet, duke mbledhur kontributin shkencor të studiuesve më në zë, të albanologjisë nga Universitetet dhe Qendrat prestigjioze europiane të kërkimit, nën koordinimin e palodhur dhe profesional të Prof. Dr. Ardian Ndreca.
Në “Aula Magna” të Universitetit të Zadarit u prezantuan rezultate shumë të rëndësishme të kërkimit shkencor nga autoritetet më kompetente të albanologjisë duke shënuar një hap tjetër të suksesshëm në fushën e studimeve shqiptare. Bashkë me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm të Kroacicë Dr. Davor Božinović, patëm edhe një komunikim me mediat, ku u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi në kuadër të FRONTEX dhe EUROPOL për luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe migracionit të paligjshëm.
Dr. Božinović ritheksoi mbështetjen e padiskutueshme të Kroacisë mike për perspektivën Europiane të Shqipërisë dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Vizita në Zadar ishte një mundësi e bukur për të njohur edhe disa gjurmë të rëndësishme shqiptare, që lidhen me praninë e gjatë të komunitetit arbëresh në këtë qytet.
Z Lleshaj mos u merr shume me politik bej PUNEN QE TE TAKON HAJDUTERIA NE TIRANE KA ARRITUR KULMIN OSE JEP DOREHEQJE DHE MERRU ME PUNET E PARTISE SE NUK JE PER KETE PUNE
Përgjigju