Lleshaj: Ndryshimet në Kodin Rrugor brenda pak javësh në Kuvend! Jemi mbrapa BE! Parkimet dysh të luftohen si virus

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë. Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9-mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj.

Zyra e shtypit të Ministrisë së brendshme bën me dije se brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh.

Ministri Lleshaj, gjatë fjalës së tij, u kërkoi drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë Rrugore, të fokusohen në punën e tyre në disa drejtime të rëndësishme, nën moton “Vizion zero”, që synon zero viktima deri në vitin 2050.

"Në qoftë se do t’u referohemi treguesve krahasimorë për vitin 2020 dhe të njëjtës periudhë të vitit 2019, konstatojmë se kanë ndodhur 985 aksidente rrugore, me 141 të vrarë, 143 të plagosur rëndë dhe 988 të plagosur lehtë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kemi, më konkretisht 233 aksidente rrugore më pak, ose -18 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar; 19 të vrarë më pak, ose -12 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; 64 të plagosur rëndë më pak, ose -33%, dhe 324 të plagosur lehtë, më pak, ose -26%. 

Pra, nëse do t’i kthejmë në përqindje krahasimin e pasojave që kanë ardhur nga aksidentet, është siç e përmenda më lart. Duke analizuar numrin e aksidenteve sipas kategorive të rrugëve ku kanë ndodhur këto aksidente, rezulton për në 9-mujorin e vitit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, - pavarësisht se në material unë përmenda 9-mujor, por është normalisht deri ditën e djeshme, - ka një ulje në të gjitha kategoritë rrugore për numrin e aksidenteve. Theksojmë se zbatimi i planit të operacioneve, kombinimi dhe kryerja e fushatave sensibilizuese në rrjetet sociale, ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të aksidenteve dhe pasojave të tyre që lildhen me shpejtësinë tej normave të lejuara, mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse, përdorimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjeteve dhe pjesëmarrja e biçiklistëve në aksidente. Veç gërshetimit të promocionit që ne kemi bërë në rrjetet sociale, në uljen e numrit të aksidenteve ka ndikuar edhe aplikimi i Tispol-it, i cili është zhvilluar pothuaj në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin program në të gjithë vendin, bazuar në një program të hartuar nga departamenti i sigurisë dhe Drejtoria e Policisë Rrugore, për shkelje të veçanta, të cilat janë edhe burim kryesor i aksidenteve me pasoja, qoftë fatale në humbjen e jetëve të njerëzve, por qoftë edhe në dëmet materiale", tha Veliu.

"Në fillim të këtij viti kemi deklaruar që viti 2020 është një vit i rëndësishëm, i cili është quajtur edhe Viti i Sigurisë Rrugore, me objektivin e intensifikimit të përpjekjes për të ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e aksidenteve dhe të pasojave të tyre. Për fat të mirë, duhet thënë që treguesit për këtë vit janë pozitivë për një sërë arsyesh, ku sigurisht puna e mirë e Policisë është njëra nga arsyet. Ne kemi ende një koeficient të lartë humbjeje të jetës njerëzore në raport me vendet e BE. Sigurisht BE është zona më e sigurt në botë sa i përket sigurisë rrugore, se ka standardet më të larta në këtë fushë. Por në raport me BE në këtë fushë ne jemi prapa dhe këtu duhet ta masim veten.

Në strategjinë europiane për sigurinë e rrugëve, do të shihni se ajo ka 8 indikatorë.

I pari, merret me shpejtësinë. Mat se sa është përqindja e mjeteve që nuk respektojnë limitet e shpejtësisë dhe e ndjek këtë tregues. Ky është një tregues që duhet ndjekur, çfarë tendence ka ky tregues. Po rritet numri i atyre që e tejkalojnë apo po ulet? Si e masim këtë? Patjetër që na duhen instrumente për ta matur, na duhen mjete, na duhet teknikë, radarë, trajnime e shumë gjëra por është një tregues që ne duhet ta ndjekim për të parë se si shkon ky tregues. Shqiptarët, po tentojnë ta respektojnë, apo të mos e respektojnë limitin e shpejtësisë.

Një tregues tjetër, i dyti në listë, është përdorimi i rripit të sigurimit dhe i sistemeve të sigurimit për fëmijët. Është po ashtu një ndër kontribuesit kryesorë; mosmbajtja e këtyre sistemeve të sigurimit, për të rritur apo fëmijë, është një ndër shkaqet dhe faktorët kryesorë në rritjen e fataliteteve dhe të pasojave. Sa i përket fëmijëve, neglizhencat janë alarmante, shkeljet janë masive, papërgjegjshmëria është e rëndë. Ende nuk kemi arritur të përcjellim këtë mesazh fort te qytetarët e këtij vendi. Jeta e fëmijëve ka vlerë më shumë sesa jeta jonë. Fëmijët duhen ruajtur me përparësi dhe vendosja e sistemeve të sigurisë për fëmijët, në të gjithë llojet e automjeteve, është detyrim ligjor, dhe nuk duhet lejuar kurrsesi abuzimi këtu. Toleranca këtu është me pasoja vrastare.

Çështje tjetër e rëndësishme - dhe ky është KPI3 në Strategjinë Europiane – është ai që ka të bëjë me masat mbrojtëse për çiklistët dhe motoçiklistët. Mungesa e mjeteve mbrojtëse për çiklistët dhe motoçiklistët është burim i madh fataliteteve dhe i aksidenteve të tjera. Tani nuk dua t’ju them se si është kjo gjendje në Shqipëri, e dini më mirë se unë, sepse i shihni përditë sesi udhëtohet në Shqipëri, në biçikletë apo në motoçikletë.

Gjendja në këtë fushë është e rëndë. Një pjesë e madhe as nuk e kanë gjëkund të shkruar në koshiencën e tyre që, kur blejnë biçikletën, duhet të blesh edhe pajisjet mbrojtëse, që duhen për të hipur në të. Ata tashmë do të përdorin rrugët e dedikuara dhe jo atje ku është rruga e dedikuar të dalin në krah tjetër. Sepse është ngushtuar hapësira në përdorim të automjeteve tashmë dhe është dhënë hapësirë për çiklistët. Por tashmë çiklistët nuk mund të futen në zonën e ngushtuar të automjeteve, sepse e rëndojnë trafikun dhe rrisin mundësitë e aksidenteve.

KPI 4, ose indikatori i katërt i performancës sipas BE, është përdorimi i alkoolit, përqindja e shoferëve që përdorin alkool. Mbetet ende i lartë, edhe shifrat tuaja tregojnë që me gjithë masat, me gjithë ndëshkimet, mbetet i lartë ky tregues. Ky tregues duhet ulur dhe duhet ulur në mënyrë të përqendruar duke e orientuar punën tonë aty ku risku është më i lartë.

Kur është risku më i lartë për alkool?! Nuk është në orën 8 të mëngjesit, nuk është as në orën 9, as në orën 12, por janë orët e pasdrekes. Ku janë vendet kryesore ku mblidhen ata që mëkatojnë në fushën e alkoolit? Lokalet e natës, restorantet e të tjera me radhë. Dhe duhet që puna të orientohet këtu.

I pesti, - sipas kësaj strategjie europiane, - është përdorimi pajisjeve çorientuese, ose telefonit, pajisjeve elektronike të dorës, të cilat shpërqendrojnë, ose pajisjeve shpërqendruese në makinë. Kjo po ashtu duhet të jetë në katalogun e detyrave të përditshme të punës së çdo punonjësi të policisë rrugore, kontrolli i kësaj. Unë e di që janë masa të vogla, por ne duhet t’i aplikojmë edhe këto masat e vogla që kemi, derisa të bëjmë ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat pastaj do ta rrisin shumë më tepër peshën.

Tjetër është siguria e automjetit, ana teknike e makinës. Pak na qëllon të shohim që bëhen kontrolle. Kur bëhet një kontroll, ndalohet një mjet për një arsye të caktuar, kontrolli duhet të shtrihet me atë rast, duke kontrolluar edhe për armë, edhe dokumentet, dhe të tjerat. Është përgjegjësi e jona të denoncojmë, apo të hetojmë rastet kur konstatojmë dhënie të kolaudimeve të parregullta. Se ka dhe kolaudime që mund të jetë në rregull me letrat, por makina bën tym, nxin gjithë lagjen kur ecën dhe aty gazrat i ka në rregull.

Janë treguesit që lidhen me sigurinë e infrastrukturës rrugore. Siguria në qarkullim varet nga shumë gjëra. Nga ana subjektive janë njerëzit, sjellja e shoferëve, ana teknike janë mjetet dhe infrastruktura që është rruga. Këto janë tre elementët kryesorë që e përcaktojnë sigurinë.

E fundit KPI 8, është ajo që ka të bëjë me sjelljen në rast aksidentesh. Si sillemi në rastin e aksidentit?! Dihet që aksidentet prodhojnë pasoja, por trajtimi i tyre është shumë i rëndësishëm që mund t’i zbusë pasojat, ose mund t’i thellojë. Ndihma e parë, ruajtja e vendit, etj, etj., masa të cilat janë me rëndësi jetike, që çojnë në reduktimin e fataliteteve. Trajtimi profesional i një vendngjarjeje aksidenti, mund të sjellë kursim jetësh njerëzore.

Parkimet dyshe duhen luftuar si virus, nga Policia e Shtetit dhe nga Policia Bashkiake", tha Lleshaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 21/10/2020 14:05

    Shoferet nuk njohin rrezikun vetem dine ti japin gaz makines dhe te tejkalojne shpejtesin e lejuar bllokohen akset e trotuareve qe qytetaret kalojne ne rruge celulari eshte problem makina kalojne ne trotuar dhe policja nuk pranoj ankese se nuk eshte e afte, qarkullimin e rregullon radari elektronik

    Përgjigju
  • Erisa: 21/10/2020 13:54

    Ne parim ka te drejte ministri... por duhet te kete parasysh qe duhet permiresuar edhe me shume infrastruktura rrugore por te krijohen dhe vendparkime- jo private- ne menyre qe te mos kete parkime paralel....Kjo te ndihmonte me shume, se sa gjoba ndaj atij qe ska ku e le makinen... ashtu si dhe ne karexhate ecet ne dy drejtime, ne shtetin tone vetem ne nje: makinat shtohen, infrastruktura cope- cope

    Përgjigju
  • gazi: 21/10/2020 11:37

    Per masa shtrenguse le te behen si gjith Evropa por perse nuk i keni bere....? Telefoni eshte nje kangrene qe flitet shesh por nuk behet asgje per ta ndaluar. O zoti minister dhe ju o specialiste perdorimi i rrypit eshte domosdoshmeri por telefoni eshte akoma me shume pse : AI QE NUK VENDOS RRYPIN KOKEN E TIJ DO TE HAJE POR AI QE PERDOR TELEFONIN DHE MJETE TE TJERA HA KOKEN E NJEREZVE TE TJERE..... vraponi dhe mendoni dhe per parkimet se keshtu i sherbehet popullit boll me burg dhe gjoba te kota....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja