Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga prefekti i qarkut, drejtori i Përgjithshëm i policisë dhe drejtues vendorë e të kufirit zhvilluan sot një inspektim të masave në Durrës për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe, si dhe masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë. Lleshaj tha se nuk do të lejojmë që muzika, zhurmat dhe motorët e ujit të shndërrohen në faktor shqetësues dhe kontaminues, në një lloj virusi të dytë.

"Moilizim për zbatimin e kërkesave të autoriteteve shëndetësore kundër COVID-19, duke kryer inspektime të përbashkëta të të gjitha agjencive. Ndërhyrje e fortë për të ndëshkuar ata që me papërgjegjshmëri rrezikojnë të tjerët.

Nuk do të lejojmë që muzika dhe zhurmat të shndërrohen në faktor shqetësues dhe kontaminues, në një lloj virusi të dytë. Policia po godet çdo rast papërgjegjshmërie. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë pas orës 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të jetë 0. Jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë e procedim për ata që bëhen shkak për ndotje jo vetëm akustike.

Policia do të angazhohet fort për sigurinë në ujë dhe në rërë. Çdo operator që përdor një pjesë të bregdetit, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, të ketë rojet e plazhit, të ketë mjetet e shpëtimit, të gjitha aseste për të ofruar ndihmë dhe parandaluar me cdo kusht dëmtimin e jetës së qytetarëve.

Për motorët e ujit, ndonëse se sot nuk shoh, kemi pasur raste kur persona të papërgjegjshëm rrezikojnë jetën e të tjerëve. Motorët shërbejnë kryesisht për ndojtje dhe jo kënaqësi. Për motorët e ujit ka klimë të keqe këtë vit në bregdetin shqiptar, ka shanse të sekuestrohen. Notoni dhe bëni sport, por mos rrezikoni jetën e qytetarëve" tha Lleshaj.