Lleshaj në Konispol: Kjo bashki shembull për masat e marra, tani nuk do bëjnë më kilometra për aplikime pasaportash

Lleshaj në Konispol: Kjo bashki shembull për masat e marra, tani nuk do bëjnë më kilometra për aplikime pasaportash

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë vizitës së tij në jug të vendit u ndal në bashkinë e Konispolit ku përveç kryetarit Shuaip Beqiri morën pjesë në takim prefekti Flamur Mamaj, deputeti Andrea Marto, Drejtori i PSH Ardi Veliu dhe të zgjedhurit lokalë. Lleshaj tha se në këtë bashki po zbaton mësë miri masan për COVID-19, ndërsa evidentoi edhe faktin që në bashkinë e Konispolit tashmë prej një viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, e cila iu vjen në ndihmë qytetarëve të cilët më herët iu duhej të bënin shumë kilometra për të aplikuar.

"Në kuadër të vizitës në Sarandë, mbërritëm edhe në Konispol, për të parë punën që bëhet në këtë Bashki, në funksion të sigurisë, çështjeve të brendshme, shërbimit ndaj komunitetit.

Shoh me kënaqësi që janë marrë masa të mira. Së pari, ne vizituam zyrën e aplikimit për karta dhe pasaporta, e cila funksionon tashmë prej një viti me efektivitet të plotë, duke ofruar mundësi të mira për qytetarët e kësaj zonë, që detyroheshin të merrin udhë të gjatë për të bërë aplikimin.

Kjo tashmë nuk është e nevojshme sepse aplikimin e bëjnë këtu.

I ftoj qytetarët që duke zbatuar masat e sigurisë në kushtet e pandemisë të vazhdojnë aplikimin, ndonëse qeveria e ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave deri në fund të vitit, me qëllim që t’u vihen në shërbim qytetarëve. Megjithatë zyra është e hapur dhe duhet të funksionojë dhe duhet të shfrytëzohet.

Ndërkohë që diskutuam me Kryetarin e Bashkisë dhe me autoritet e tjera të Bashkisë, drejtuesit e Policisë për çështjet që kanë të bëjnë  me rritjen e parametrave të sigurisë publike në këtë Bashki dhe në zonat në përgjithësi.

Shohim me kënaqësi që niveli i sigurisë në Konispol, është në parametra të kënaqshëm, madje më mirë sesa në zona të tjera.

Kemi lënë detyra dhe do ta ndjekim në vijueshmëri zbatimin e tyre, sa i përket rritjes së forcës goditëse dhe parandaluese të Policisë në raport me krimin, duke u fokusuar tek krimi i rrugës, ose krimet e vogla që quhen, por që sjellin pasoja të mëdha, siç janë vjedhjet, këtu më pak, por në Bashkitë fqinje më shumë.

Kemi ndërmend që këto detyra t’i ndjekim në vijueshmëri me qëllim që ta rritim sa të jetë e mundur  më shumë, nivelin e sigurisë në këtë zonë, skaji jugor i Shqipërisë, që duhet të jetë po ashtu një nga modelet më të mira të saj,"-u shpreh Lleshaj.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan Berberi: 21/06/2020 14:53

    Ky punon sh mire...por me mire, punon Zhaneta ..te ghithe tenderet mi jep mua..(i kemi pergjys kuptohet) te rradhes kemi nji 350 milionçe..para Malbertex.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat