Lleshaj nga Malësia e Madhe: Shqipëria i ka bërë detyrat e caktuara nga BE, Holanda do të reflektojë

Ministri i Brendshëm teksa mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja të ZSHQ në Komisariatin e Malësisë së Madhe ka folur edhe rreth integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas ministrit Lleshaj Shqipëria i ka bërë të gjitha ata që i janë kërkuar nga Bashkimi Europian dhe kësisoj meriton hapjen e negociatave. Ndër të tjera Lleshaj ka folur edhe rreth skepticizmit të Holandës dhe Francës, ku ka thënë se është i bindur se ata do të ndryshojnë mendje pozitivisht për Shqipërinë. Sipas Lleshaj një ndër shqetësimet e Holandëz është krimi që vjen nga shqiptarët që janë atje por Lleshaj thekson se në krahasim me organizatat e tjera kriminale në Holandë, shqiptarët janë të papërfillshëm.

"Kam patur mundësinë si ditë intensive me vizitat në Gjermani. Procesi është në rrugë të mbarë. Shumica është pro në mbështetje të progresit të Shqipërisë Skepticizëm nga Holanda Franca, qe ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria i ka bërë ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne nuk mund ta ndërrojmë veten tonë për është bërë gjithçka që na është kërkuar nga BE. Ne Holanda  ka një nivel kriminalitet nga shqiptarët por niveli është shumë herë më i ulët se qytetarët e tjerë edhe anëtar të BE. Shqiptarët nuk përfaqësojnë gogol për Holandën. Kete e dine edhe vetë holandezët.  Besoj se nga Holanda do të reflektohet." ka thënë Sandër Lleshaj.

Ndër të tjera Lleshaj ka folur edhe rreth sigurisë në Shkodër duke thënë se po punohet fort që  Shkodra të rikthehet në nomralitet dhe jo të komandohet nga njerëz me 'probleme mendore'.

"Vlerësoj se komuniteti i Malësisë së Madhe ka kontribuar që policia të ketë pamjen që duhet të ketë.  ne duhet të kemi raport tjetër me policinë që të ket një marrëdhënie të mirë me qytetarët. Do kemi mundësinë të shohim në Shkodër një investim shumë të madh. Me Shkodren kam raport te veçante edhe per shkak të detyrës e kam ndjekur shumë vëmendje. Në pjesën kriminale Shkodra ka një të shkuar jo të mirë. Me ndryshimet e reja të ligjit ka një theks të shtuar për sigurinë në qytet. Ajo që duam është që Shkodra të jetë në krye të Shqipërisë, të rrezatojë. Është e pafalshme që të ketë probleme me sigurinë. Nuk shkon bashkë kultura e Shkodrës dhe mungesën e sigurisë. Nuk e lejojmë që Shkodra të merret peng nga 2 3 apo 15 njerëz që u ka ikur mendja. " ka deklaruar ndër të tjera Lleshaj.

Fjala e plotë e Lleshajt nga Malësia e Madhe:

I nderuar z. Prefekt,

Z. Kryetar i Bashkisë,

Z. Drejtor i Policisë,

Të nderuar invetitorë që jeni përfshirë në këtë projekt të rëndësishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Për mua është një kënaqësi e veçantë dhe së pari dua t’ju falënderoj për këtë përmendore që keni vendosur këtu që përkujtoni ata djem, ata burra që kanë dhënë jetën në krye të detyrës këtu, në shërbim të këtij komuniteti, të cilët janë pjesë e një numri të madh punonjësish të Policisë së Shtetit, që kanë dhënë jetën në krye të detyrës gjatë këtyre viteve të një tranzicioni të mbrapsht.

Sigurisht që kam ardhur me shumë kënaqësi dhe me shumë respekt këtu, për arsye se, së pari, ju keni kontribuar për të bërë një investim të rëndësishëm që na keni lehtësuar një barrë të madhe ne si Ministri dhe si qeveri. Por jo vetëm për kaq.

Në radhë të dytë, por ndoshta më e rëndësishmja është se keni dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm të angazhimit qytetar, sepse ne na duhet ta ndërtojmë vetë jetën tonë.

Dhe është shumë e rëndësishme që komuniteti i biznesit, komuniteti qytetar, të shohë te Policia e Shtetit një strukturë të vetën, një krah të vetin.

Përgjithësisht dhe fatkeqësisht për shkak edhe të historisë sonë, marrëdhënia e qytetarëve me policinë nuk ka qenë e shkëlqyer. Nuk kemi ndërtuar gjatë historisë sonë një marrëdhënie besimi dhe partneriteti të qytetarëve me policinë. Qytetarët, jo përherë e kanë parë policinë, si policinë e tyre. Më shumë e kanë parë si një instrument sundimi sesa një instrument shërbimi.

Është e rëndësishme që ne ta kuptojmë që policia është një instrument në shërbim të qytetarëve. Dhe ne, të gjithë si qytetarë, në çdo pozicion që të jemi, duhet ta japim këtë mesazh. Dhe ju sot keni dhënë një mesazh të madh, një mesazh të cilin duhet ta lexojë çdo shqiptar. Për të thënë që Policia është një instrument, që është në shërbim të qytetarëve, e jo një strukturë që sundon qytetarët dhe vetëm kur ta kemi këtë bindje atëherë qytetarët do të kenë një marrëdhënie të re me policinë.

 

Por edhe policia do të kenë pastaj, po ashtu marrëdhënie tjetër me qytetarët. Sigurisht që në këto vitet e tranzicionit policia e ka paguar një çmim të madh në shërbim të sigurisë publike. Siç e përmenda edhe në fillim e ka paguar një çmim edhe me jetën e anëtarëve të saj, janë rreth 224 punonjës policie që kanë dhënë jetën dhe me gjakun e këtyre burrave policia ka fituar edhe respektin e të gjithë qytetarëve të vendit.

Me shërbimin e saj të përditshëm ajo po provon përherë e më tepër se është një strukturë e besueshme, pozitive edhe sondazhet më të fundit të kryera nga partnerët tanë të besuar ndërkombëtarë. Tregojnë që Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besuara në vend. Por kjo nuk do të thotë se kemi arritur gjithçka. Ka absolutisht shumë punë për të bërë, dhe ky është mesazhi i duhur, ky investim, ky bashkëpunim i qytetarëve të Malësisë së Madhe, i investitorëve të saj me policinë është treguesi më i madh i asaj që ne mund të bëjmë dhe që duhet të bëjmë. Kam qëlluar që të marr pjesë edhe në ceremoni të ngjashme, për inaugurim, zyra pritje qytetarësh, komisariatesh policie të cilat janë financuar nga buxheti i shtetit, apo nga buxheti i partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Para ca kohësh kemi qenë në Librazhd dhe kemi inauguruar diçka të ngjashme, me para suedeze, ndërsa kjo që bëhet sot është me para shqiptare, madje jo me para të buxhetit të shtetit, por private, para të qytetarëve të kësaj bashkie, për këtë arsye jam vërtetë shumë i kënaqur që marrë pjesë këtu dhe dëshirojë vërtetë t’ju përgëzoj përzemërsisht për mesazhin që përcillni; sigurisht që nuk na keni bërë më të pasur seç ishim, as ju nuk jeni bërë më të varfër nga ç’ishit, por keni dhënë një mesazh të mirë që: nëse ne duam ta ndërtojmë dhe përmirësojmë jetën tonë, ne duhet të punojmë bashkë dhe besoj që dhe strukturat e policisë do të dinë ta vlerësojnë kontributin tuaj, gjestin tuaj dhe ta kthejnë atë që ju keni investuar në këtë Komisariat ta kthejnë si shërbim ndaj qytetarëve të Malësisë së Madhe, malësi e cila ngelet përherë e madhe Kryetar, dhe me këtë gjest mbetët në krye.

Ju falënderoj përzemërsisht, ju uroj punë të mbarë, ju uroj suksese dhe gjithë të mirat!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën