Lleshaj: Në shkurt ngrihen njësitë e reja në polici kundër krimit (VIDEO)

TIRANË - Në fillim të muajit shkurt pritet të ngrihen njësi të reja në Policinë e Shtetit si nevojë e paketës ligjore kundër krimit të organizuar, "KÇK".

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri. Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim, njësia “K”, për shkurt, e Krimit Ekonomik, "E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Sipas një njoftimi nga zyra e shtypit, ministri Lleshaj vuri në dukje se "sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë".

Ai zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. Ministri tha se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit.

I pranishëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktime E krimit: 23/01/2020 23:35

    ESHTE EMERGJENCE KOMBETARE TO Z LLESHJ DUET TE LARGOHESH NJE ORE E ME PARE NUK JE PER KETE PUNE VENDIN E KA GLLABERUAR KRIMET ORDINARY HAJDUTERIA DHE NGA PASIGURIA PER TE JETUAR IK Z LLESHJ BEJ NJE PUNE TJETER LERJA DETYREN NJE VRRTET POLICI

    Përgjigju
  • Albanu: 23/01/2020 23:01

    Shume vone z minister.Qeverija e juaja duhet te bej parapregaditje sic edhe ndodhe ne shtete tjera; 1 sulme terroriste 2 stuhitë 3 thatësija 4 infeksionet/panepidemi/5 Sulmi armiqësor 6 Sulmet kibernetike 7 zjarret Ne vend dhe përmbytjet.Pastaj s' paku 7 dite populli te vetembahet pa ndihmen e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion

Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion