Ministri Lleshaj ka sqaruar se ku do të shkojnë pasuritë e konfiskuara të krimit, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt pritet të ndodhin konfiskimet e para. Ai tha se një pjesë e pasurive do shkojnë për qëllime të ndryshme publike dhe një pjesë tjetër do i shkojnë Policisë së Shtetit si makina apo godina që mund t'i duhen.
"Pasuritë e konfiskuara do t’i kalojnë publikut. Paketa kundër krimit është shumë e gjerë dhe ka disa ndryshime edhe në ligjin për Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ligji parashikon që asetet e konfiskuara apo edhe të sekuestruara, do të kalojnë në funksion të publikut. Një pjesë e tyre parashikohet të kalojnë në funksion të Policisë së Shtetit, ato gjëra që policisë mund t’i duhen si makina, godina, infrastrukturë etj. Pjesa tjetër do të shkojë në funksion të qëllimeve të tjera publike, në dobi të institucioneve apo në dobi të projekteve të ndryshme që mbështesin viktimat e krimit. Po punohet, agjencia tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme pikërisht për të koordinuar më mirë punën midis policisë dhe kësaj strukture. Së shpejti pritet që të merren edhe vendimet e para për pasuritë e para, se një pjesë ndërkohë kanë kaluar në administrim të kësaj agjencie. Pra, produktet e para të operacionit kanë kaluar dhe pritet vendimmarrja. Kështu që pasuritë do t’i kthehen publikut", tha Lleshaj.
Lajmi kryesor:
Lleshaj në 'Pa Protokoll': Po hetohet nëse ka arsye kriminale pas dorëheqjeve në Kadastrën Vlorë! Janë shkarkuar shumë policë për kanabisin në vend
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta te Kryeministria, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkon në zyrë 20 minuta para tubimit
8 Shkurt, 16:57
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha mbledh prefektët e qarqeve në Gjirokastër: Merrni masa për mbarëvajtjen e procesit, janë hartuar planet
7 Shkurt, 15:31
-
‘Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë’, ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj
3 Shkurt, 08:33
-
Vrasja e Martin Canit, reagon dhe ministri i Brendshëm, Hoxha: Ndalni fushatën e dezinformimit, mos helmoni publikun! Mbështes deklaratën e Policisë
28 Nëntor 2024, 13:10
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Arrestimi me forcë i Ilir Metës, reagon ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha: Ishte i pashmangshëm, kundërshtoi me forcë shoqërimin! U krye detyra, pikë
22 Tetor 2024, 08:12
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator 2024, 12:51
-
Trajnimi nga ICITAP, ministri Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në Polici
23 Shtator 2024, 14:52
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik 2024, 21:28
-
Kullat shqiptare dhe UNESCO
9 Dhjetor 2023, 22:23
-
Afera CEZ-DIA, gazetari Hoxha: Brenda nëntorit Metës i vendoset masë sigurie, i është ushtruar hetim pasuror! Banushi: Dosje e ‘nxehtë’, drejt përfundimit
24 Nëntor 2023, 22:24
-
Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Hoxha: Rrezikon akuza të reja, 'pengim i drejtësisë' dhe 'shantazh për shkak të detyrës'! Kara: E shoh në burg
24 Nëntor 2023, 21:35