Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me protestën e opozitës duke e quajtur atë një protestë të verbër që godet, institucione dhe policë duke bllokuar punën e policisë në luftën kundër krimit.

"Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit. Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH", shkruan Lleshaj.