Ministri Hamáček: E keni 'PO-në' çeke për çeljen e negociatave

Ministri Hamáček: E keni 'PO-në' çeke për çeljen e negociatave

Ministri Sandër Lleshaj ka zhvilluar mesditën e kësaj të hëne një takim me homologun nga Çekia, Jan Hamáček, njëkohësisht Zv.kryeministër i Parë.

Ndërkohë, i pyetur gjatë konferencës për mediat me minsitrin Lleshaj, për situatën politike në Shqipëri, me opozitën që është në protestë, ministri çek, tha se kjo situatë nuk ndikon në mbështetjen që vendi i tij do t'i japë Shqipërisë për çeljen e negociatave.

"Unë nuk mund të bëj komente për sa i përket situatës politike në vendit tuaj, për çfarë ka ndodhur në parlamentin tuaj. Është diçka që i përket vetëm Shqipërisë dhe vendit tuaj.

Sigurisht që është një çështje për sa i përket aspektit politik të brendshëm të  Republikës së Shqipërisë. Këto janë  gjëra që i përkasin politikës së brendshme të vendit tuaj, por unë si person i jashtëm shikoj një zhvillim të madh që ka Republika e Shqipërisë. Unë shikoj zhvillim jo vetëm këtu në Tiranë, por dhe në vende të tjera. Ju keni bërë reforma në drejtësi dhe unë këto gjëra i shikoj si tepër pozitive.

Sigurisht që ajo “Po” çeke është vetëm një simbolikë që ne vërtetë e shikojmë progresin  tuaj,  e shikojmë zhvillimin tuaj dhe sigurisht është vetëm një “Po” e rrugës tuaj, që Shqipëria të bëhet anëtar i BE-së. Sigurisht që rruga për t’u bërë anëtar i BE nuk është kaq e lehtë dhe nuk fillon dhe nuk përfundon me “Po” tonë, por është vetëm një simbolikë për t’i thënë vendit tuaj që ne vërtet e vlerësojmë zhvillimin tuaj jo vetëm këtu në Tiranë, por në të gjithë Republikën e Shqipërisë", - tha ministri çek

Më herët, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkroi se nga ky takim Shqipëria ka marrë mesazhin e rëndësishëm se Çekia konfirmon mbështetjen e fortë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"1/2 I lumtur të pres në Shqipëri homologun nga Çekia, z.Jan Hamáček, njëkohësisht Zv.kryeministër i Parë, i cili më konfirmoi mbështetjen e fortë të vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan Lleshaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja