Lleshaj takon homologun maqedonas: 'One stop shop' në doganë për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Me ftesë të ministrit Sandër Lleshaj, në Pogradec u mbajt një takim i përbashkët mes dy ministrave të Brendshëm, të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe delegacioneve që i shoqëronin, me qëllim thellimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe policor. 

Ministri Lleshaj përgëzoi homologun e tij, Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë përsa i përket aprovimit të Marrëveshjes PRESPA, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit “one stop-shop” në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Maqedonia e ka në fuqi me Serbinë. Të dy ministrat nënvizuan rëndësinë e modelit “one- stop-shop” në kufi, për shkak se ky lehtëson së tepërmi lëvizjen e shtetasve dhe mallrave mes dy vendeve. 

Palët u zotuan të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vendosur këto pika të përbashkëta kufitare në datë 1 prill 2019. Ministri maqedonas informoi palën shqiptare se autoritetet maqedonase po marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.

Ministri Lleshaj shfrytëzoi mundësinë për t’i prezantuar homologut maqedonas idenë e sigurimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, udhëtarëve dhe mallrave në kufijtë e vendeve, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit në kufijtë me vendet e tjera. 

Ministri Lleshaj u shpreh se kjo ide do të ndahet edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të mirëpritur t’i bashkohen dhe përfitojnë nga nisma. Spasovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumë të mirë dy-palësh në fushën e Policisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale të sigurisë, duke nënvizuar më tej rritjen e bashkëpunimit ë të mëtejshëm midis dy vendeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë