Lleshaj tregon si do të goditet nga të gjitha anët krimi në Shkodër

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, thotë se po bashkëpunohet mes institucioneve të ndryshme për t'i dhënë goditje nga të gjithë anët, strukturave të krimit që vijojnë të jenë ende aktive në qytetin e Shkodrës, të prekur së fundi nga një numër i lartë vrasjesh.

"Sa i përket pyetjes suaj që lidhet me ngjarjen kryesisht në Shkodër apo në Elbasan, mund t’ju them dy gjëra: e para, situata e sigurisë në vend është në parametrat e saj më të mirë në histori, në qoftë se u referohemi shifrave dhe treguesve kryesorë që e sintetizojnë gjendjen e sigurisë publike. Në të njëjtën kohë ne jemi të interesuar dhe të shqetësuar edhe për perceptimin publik, i cili nuk është në nivelin maksimal dhe ne duhet ta adresojmë dhe do ta adresojmë edhe perceptimin publik, ashtu sikundër do të marrim masa të forta për të vijuar dhe thelluar luftën ndaj atyre grupeve kriminale, të cilat ende nuk janë vënë përpara drejtësisë, për arsye të punës që nevojitet për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale.

Në Shkodër po merren masa të forta dhe besoj nëse do të afroheni drejt Shkodrës, do t’i shihni masat e mëdha që po merren nga policia por jo vetëm. Ne kemi një qasje të integruar, janë shumë Agjenci që po punojnë fort në Shkodër, pra Agjenci të zbatimit të ligjit, Policia e Shtetit, SHISH, Doganat, Tatimet, Hipotekat, pra po bëhet një qasje shumë e integruar në mënyrë që strukturat ende të mbijetuara të krimit të organizuar në qarkun e Shkodrës, të marrin një goditje nga të gjithë krahët, pra një qasje 360 gradë në mënyrë që ky fenomen dhe kjo pasiguri e krijuar për shkak të veprimtarisë së këtyre grupeve, të marrë fund njëherë e mirë, në Shkodër, Elbasan, në Vlorë e gjetiu etj", tha Lleshaj në përgjigje t ëinteresit të gazetarëve gjatë konferencës për mediat me homologun çek.

Lleshaj tha se struktura "Forca e Ligjit" do të zhvillohet në mënyrë simultane edhe në ato qarqe ku problematika është më e madhe.

Ministri Sandër Lleshaj gjatë takimit me homologun çek

Shumë vende të rajonit kanë marrë masa në kufi për të ndaluar emigrantët nga Lindja e Mesme të cilët ishin nxitur nga disa  raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Por a ka kapacitet Shqipëria për të përballuar një valë të tillë? Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj tha gjatë konferencës për mediat, se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, do ta luftojë këtë fenomen.

"Sigurisht që menaxhimi i flukseve të emigrantëve është një nga çështjet themelore që preokupon jo vetëm Shqipërinë apo rajonin, por Europën në tërësi, për arsye se, siç e përmendëm edhe më parë. Kjo është sfidë shumëdimensionale dhe e vështirë për t’u kontrolluar qoftë nga një vend i vetëm, apo dhe nga një kontinent i tërë. E dimë që viti 2015 ka qenë një sfidë e madhe që ka tronditur shumëçka në Europë pikërisht prej refugjatëve.

Është e vërtetë që ditët e fundit ka qarkulluar, kryesisht prej mediave sociale, ideja e organizimit të një karvani shprese drejt Europës, që synohej të organizohej në Greqi. Ne jemi të informuar, jo vetëm ne, por partnerët tanë perëndimorë, partnerët tanë rajonalë janë të informuar për këtë përpjekje, e cila është vlerësuar seriozisht nga ne, nga të tjerët.

Ne kemi, kapacitetet që kemi, nuk mund të shtojmë kapacitete sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh, por ne do të marrim gjithë masat, ashtu siç i kemi marrë në të kaluarën, për ta patur nën kontroll këtë situatë. Dhe besoj se ne do të arrijmë ta menaxhojmë këtë situatë duke marrë në konsideratë edhe faktin që tashmë jemi shumë më të koordinuar me partnerët tanë europianë, me FRONTEX-in, i cili është aktualisht në kufirin e përbashkët  tonin me Greqinë.

Pra besoj që kjo gjë do të mbahet në kontroll të vazhdueshëm dhe ne i kemi kapacitetet për të bërë pjesë në to, por sigurisht nuk mjafton vetëm pjesa jonë këtu është një çështje e madhe e cila i tejkalon përmasat e Shqipërisë dhe të rajonit dhe besojmë se së bashku me partnerët tanë qoftë të rajonit, qoftë të BE, FRONTEX-in, ne do të jemi në gjendje ta mbajmë këtë situatë nën kontroll", tha Lleshaj.

Ministri Sandër Lleshaj  pret homologun çek

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 08/04/2019 23:09

    Z.Minister po presim qe ti mbash premtimet e bera persa i perket qytetit te Shkoders, po ta rikujtoj nje shprehje te qytetit tone te dashtun, Moti i mire shihet ne mjes,

    Përgjigju
  • Isa Boletini: 08/04/2019 16:33

    Gjithe diten te sheshi jam,por qe kur ka marre detyren ky Lleshi nuk shoh ndonje ndryshim te madh... e po ta mendosh u be buje e madhe me e vendos ne ate post..

    Përgjigju
  • Lushi: 08/04/2019 15:25

    Krimin luftoje pa meshire por edhe policet qe mbrojne krimin dhe policet hajduta qe ne shkoder ka me shumice zoti LLeshaj.

    Përgjigju
  • Hasan Porlla: 08/04/2019 15:21

    Zoti minister e merrove drejtori e policis sodhe nje tjeter POR ky ka ardhur per kriminelet apo per terror policor siç eshte policia rrugore qe po terrorizon popullin shkodrane, me sirena me gjoba qe nuk i shpeton nje i ndershem ndersa te forte pershendeten me dore se nuk kane bythe me i ndalu,zoti Minister po pasurohen disa bandita qe ruajne dyqanet,qe marin para pa deshire te shitesve por nga presioni i djegjes thyerjes kjo eshte gjendja ne shkoder.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 08/04/2019 14:57

    Perveç Policise se Shtetit keta te tjerat e kane mendjen per te vjedhur!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'