Lleshaj u 'tërheq veshin' kryebashkiakëve: 'Vetting' emrave të rrugëve! Ashpërsim të rekrutimit për zjarrfikëset, të bëhen më të fortë se RENEA

TIRANË- Emrat e rrugëve do t'u nënshtrohen një Vettingu, për të mos qenë më  "bufatorikë", siç ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i quajti, apo të personave të dënuar. Kjo ka qenë një nga detyrat që ministri i brendshëm u ka caktuar kryebashkiakëve dhe prefektëve, me të cilët zhvilloi një takim për rreth 60 minuta.

Kanë qenë disa çështje që janë diskutuar nga Lleshaj, duke filluar që nga sinjalistika, të cilën e cilësoi si të turpshme që qytete e tjera, përveç Tiranës nuk njohin semaforin e deri tek zjarrfikëset. Duke u ndalur tek këta të fundit, Lleshaj tha do të ashpërsohen kriteret për rekrutimin e forcave zjarrfikëse, teksa premtoi dhe një kuadër ligjor që u ofron ata një trajtim sa më dinjitoz. Madje ai bëri një krahasim duke thënë se zjarrfikëse, për punën që kryejnë, duhet të jenë më të fortë se vetë RENEA.

Në fokus ka qenë pa dyshim rimëkëmbja pas tërmetit të 26 nëntorit. Lleshaj bëri me dije se çdo Bashki duhet të hartojë listat me dokumentin e riskut nga fatkeqësitë, që të mos përjetohet më ajo që vendi kaloi pas asaj lëkundje tragjike. Tre janë detyrat kryesore për kryebashkiakët. Së pari, të krijojnë bazën për humbjet nga fatkeqësitë; planifikimi i buxhetit për emergjencat civile dhe vlerësimi i riskut në nivel qarku si edhe bazën e të dhënave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Lleshaj: Turp që përveç Tiranës, qytetet e tjera s'njohin semaforin! Të përmirësohet sinjalistika

Problemet e brendshme të qyteteve kanë qenë pjesë e diskutimeve të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me kryebashkiakët dhe prefektët. Një nga problemet që është evidentuar Leshaj është mungesa e sinjalistikës rrugore, e aq më tepër mungesa e semaforëve në rrugë në të gjitha qytetet e tjera, me përjashtim Tiranën.

"Një çështje tjetër është siguria rrugore, e kemi shpallur 2020 si vitin e sigurisë rrugore. Kemi të dhëna të mjaftueshme për ta konsideruar prioritet, humbin jetën njerëz, plagosen qindra të tjerë, një faturë e jashtëzakonshme financiare. Aksidentet ndodhin kryesisht në rrugët brenda qytetit, apo në rrugët dytësore.

Është fakt që duhet të na bëjë të na vijë turp, përjashto Tiranën semafori është i panjohur në të gjitha bashkitë. Ka ardhur koha që bashkitë t’i japin një imazh të ri qyteteve", tha Lleshaj.

Ora 15:58
Lleshaj: Jo emra 'butaforikë' rrugëve, të bëhet 'Vetting'

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka rikthyer në vëmendje emrat e rrugëve në qytetet e Shqipërisë, disa prej tyre "bufatorik" siç i ka quajtur ai, disa të tjerë që mbajnë emra të të dënuarve. Kjo situatë, tha Lleshaj, duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e identitetit.

"Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjës për rrugët sheshet etj. Ligji parashikonte që duheshin emërtuar të gjitha parqet rrugët brenda 2016. Disa bashki nuk e kanë përmbushur. Detyrat u kanë kaluar prefektëve të cilët duhet të përmbyllin punën që bashkitë nuk e kanë bërë. Për t'u paraprirë çdo problemi, është urgjente që të mbyllet saktësimi i rrugëve shesheve. Nuk tolerohen bashki apo administrata që nuk bën as që të emërtojnë rrugët. Nëse nuk ka personalitet mund të ketë edhe alternativë për numra apo kombinim numrash apo gërmash. Ka edhe emra bombastik që ndonjë bashki ka bërë butaferik. Do të merrni adresën se ku janë. Janë disa që jetojnë në Tiranë dhe adresa e kanë diku tjetër. Duhet të bëhet integrimi i të dhënave. Do vijë një udhëzim për prefektët. Rrugët ose emra ose kombinim. Do të vlejnë. Mund të bëhet edhe vettingu i emrave që jo në pak raste ka persona që nuk duhet të jenë aty janë bërë emra rrugësh. Rruga ku banojmë është pjesë e identitetit tonë", tha Lleshaj.

Ora 15:50
Lleshaj: Zjarrfikësit të jenë më të fortë se RENEA! Kritere më të ashpra rekrutimi

Një tjetër çështje që ka qenë në fokus të konferencës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me kryebashkiakët dhe nënprefektët ka qenë edhe forcat zjarrfikëse. Lleshaj u ka kërkuar kryebashkiakëve që standardet e rekrutimit për forcat zjarrfikëse duhet të jenë të një niveli më të lartë, teksa premtoi dhe një kuadër ligjor që u ofron ata një trajtim sa më dinjitoz. Madje ai bëri një krahasim duke thënë se zjarrfikëse, për punën që kryejnë, duhet të jenë më të fortë se vetë RENEA.

"Zjarrfikës në një nivel të ri, standardet e rekrutimi në një nivel më të lartë. Zjarrfikëset si rregull duhet të jenë më të aftë se RENEA-s. Kriteret t'i rishikojmë nga e para, të trajnuar dhe të trajtuar mirë. Dhe të kenë në dorë pajisjet e duhura", tha Lleshaj.

Ora 15:45
Rimëkëmbja pas tërmetit/ Detyrat që Lleshaj u dha kryebashkiakëve: E pafalshme nëse nuk nxjerrim mësim

1580914709_slleshaj22.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka ndarë detyrat kryebashkiakëve dhe prefektëve, ku në fokus ka qenë pa dyshim rimëkëmbja pas tërmetit të 26 nëntorit. Lleshaj bëri me dije se çdo Bashki duhet të hartojë listat me dokumentin e riskut nga fatkeqësitë, që të mos përjetohet më ajo që vendi kaloi pas asaj lëkundje tragjike. Tre janë detyrat kryesore për kryebashkiakët. Së pari, të krijojnë bazën për humbjet nga fatkeqësitë; planifikimi i buxhetit për emergjencat civile dhe vlerësimi i riskut në nivel qarku si edhe bazën e të dhënave.

"Lidhur me menaxhimin e emergjencave, jemi dëshmitarë që vendi është prekur shpesh. Vjet patëm fatin e keq të dy goditjeve, rindërtimi i vendit është shpallur prioriteti numër një. Qëllimi i emergjencave sot ka të bëjë me nxjerrjen e mësime. Do të ishte e pafalshme nëse nuk do nxirrnim mësime nga ngjarjet që na kanë ndodhur.

Ligji që është miratuar në 2019, vë detyra të rëndësishme për të gjitha bashkitë e vendit, të hartojnë listat me dokumentin e riskut nga fatkeqësitë. Është me rëndësi që të marr vëmendjen e dorës së parë. Nevoja për t’u konsoliduar në këtë fushë është e dorës së parë. Brenda dy viteve, Bashkitë duhet të krijojnë bazën për humbjet nga fatkeqësitë, që mos jemi në situata të krijimit nga e para të të dhënave kur kemi hall. Planifikimi i buxhetit për emergjencat civile, ligji i detyron që të caktojnë 4% të buxhetit për emergjencat.  Po ashtu detyra ka edhe për prefektin e qarkut, ashtu si për bashkinë, të bëjmë vlerësimin e riskut në nivel qarku si edhe bazën e të dhënave", tha Lleshaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 05/02/2020 19:50

    nderroni emrin e bulevardit kryesor te kryeqytetit qe mban emrin e nji legeni ...lamashi qe shiti Shqiperine ne 39 se na e shpifet.

    Përgjigju
  • jani: 05/02/2020 19:13

    EDHE NE TIRANE NUK PRSIN TE DALE SEMAFORI JESHIL,,,,DISA RRINE E PRESIN SEMAFORIN NE RRUGE JO NE TROTUAR..

    Përgjigju
  • Jul Verni: 05/02/2020 17:42

    ..ri-ndertoni Rajonin e Policise e ZjarrFikesen..ne rr.P.Budi,ne Qytet Studenti

    Përgjigju
  • Dashnorja Fred Mullarajit: 05/02/2020 15:43

    Mjafto pasurin qe ka bo fredi mullaraj dhe luan zaze ne durres qe kane fundi i kavallit te ps ne durres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus