Lleshaj zbret në terren për zbatimin e masave anti-COVID: Virusi ende rrezik, duhet bashkëpunim i qytetarëve me policinë (VIDEO)

Qeveria ka paralajmëruar se do të gjobiten, do t'i mbyllet aktiviteti dhe do të ndiqen penalisht ata që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Për këtë, sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi inspektuan disa biznese në Tiranë. Ministri u shpreh se virusi është një rrezik i madh që nuk ka kaluar ende.

"Shohim që ka mobilizim të madh dhe vlen për tu përgëzuar angazhimi i policisë dhe strukturave të shëndetësisë në ndjekje nga afër të zbatimit të masave. Me rëndësi është sensibilizimi i opinionit publik për të kuptuar që virusi është një rrezik real, i cili jo vetëm nuk ka kaluar por ndodhet në një fazë kritike dhe ne na kërkohet vlerësim serioz i kësaj. Nuk duhet të presim që virusi të trokasë tek ne për ta kuptuar rrezikun e tij, por duhet të shohim rrezikun që ka sjellë tek të tjerët, në mënyrë që të marrim masa që mos vijë tek ne. Kur të vijë tek ne është vonë", tha ministri.  

Lleshaj kërkoi bashkëpunim të qytetarëve me policinë për të njoftuar për ata persona që nuk thyejnë karantinën.

"Duhet të lehtësojmë punën e policisë përmes punës së njoftimit. Duhet të njoftojmë policinë për qytetarët që nuk i binden masave nga autoritetet shëndetësore. Është me rëndësi njoftimi i policisë për personat që thyejnë karantinën. Me mjaft rëndësi është koordinimi i përpjekjeve. Duhet që në këtë fazë kritike ta mbajmë situatën brenda parametrave të menaxhueshme", u shpreh ministri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 07/07/2020 14:26

    Virusi ne lokale e restorante perhapet edhe nga baristet apo banakieret dhe kuzhnjeret. Kjo kategori duhet te mbaje maska, ne menyre qe pijet, kafet mos te sherbehen me sperkla peshtyme nga ta qe i kane pergatitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)