Lleshaj: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të mirat në histori (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar në Shkodër strukturën e policore “Shqiponja”. Njësia e posaçme do godasë krimin në të gjitha nivelet. Ministri garantoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë më të mirat në historinë e Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë prezantimit të njësinë “Shqiponja” në Shkodër, një strukturë e posaçme operacionale për goditjen e krimit në të gjitha nivelet, u shpreh se zgjedhjet 25 prillit do jenë më të mirat në historinë e Shqipërisë, duke garantuar një menaxhim korrekt nga policia.

"Nuk kemi sinjalizim për aktivitet kriminal në këtë fushë por kemi garanci të plotë se policia e shtetit edhe me masat që do marrim në përforcim të strukturave të saj do të jetë absolutisht e afte për të menaxhuar për situatën e zgjedhjeve dhe Shqipëria do të ketë pa diskutim zgjedhjet më të mira në historinë e saj", u shpreh Lleshaj.

"Me ose pa ju?" - Lleshaj "Me, me"

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e pranishme në ceremoni, tha se shpresonte se policia nuk do të përfshihej në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Sigurisht ne kemi nevoje për efektive policisë profesional, njërez larg politikes që sigurojnë zbatimin e ligjit, edhe shpresoj shumë që në zgjedhjet që do vinë të mund të luajnë atë rol që i takon, në bazë të ligjit pa u përfshirë ne ato çfarë të gjithë ne nuk e dëshirojmë. Duke ruajtur ne pikërisht atë që i takon, paanësinë dhe ushtrimin e drejte të funksionit të vet",  tha më tej Ademi.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke u ndalur tek njësia e re policore, u shpreh se me këtë njësi të posaçme, Shkodra, një zonë me kriminalitet të theksuar do ketë më shumë siguri.

"Qarku Shkodër në tërësi është një qark me kriminalitet të trashëguar, i vështirë për tu, menaxhuar dhe më i vështirë akoma kur ke një polici të vogël në numër të patrajnuar, pa logjistiken e nevojshme. Por me krijimin e kësaj force të posaçme tashmë, Shkodra do të këtë me shumë rende sigurie me shume besim e mbështetje për policinë", Tha Veliu

Veliu i kërkoi strukturës së re që të fokusohet edhe për garantimin e sigurisë në Shkolla. Më parë ministri Lleshaj dhe Veliu kanë prezantuar forcën e re policore në Tiranë dhe Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ert: 15/09/2020 09:09

    hahahahahaah, pa tjeter, si gjithmone ne njeren dore kazmen dhe ne tjetren pushken per zgjedhjet me te mira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion