Është e natyrshme që në fillimet e leksikografisë së shqipes janë shfaqur fjalorët dygjuhësh me latinishten dhe greqishten, domethënë me dy gjuhët, që përfaqësonin dy kulturat e mëdha të Europës prej kohëve të antikitetit. Frang Bardhi bëri një vepërz latinisht-shqip, kurse T. Kavalioti një fjalorth greqisht-arumanisht-shqip më 1770.
Kam shkruar tashmë dy herë hollësisht për këtë të fundit (më 1997 dhe më 2006) dhe për libërthin e Dhanil Voskopojarit të vitit 1802, prandaj nuk do t'i përmend këtu. Gjithsesi, me afër 1200 fjalët e tij Kavalioti është në fillimet e ballkanologjisë, ndërsa puna e tij bën pjesë në orientimin për ta kthyer fytyrën drejt kulturës greke. Edhe më e dukshme bëhet kjo te Dhanil Voskopojari, që u bënte haptas thirrje shqiptarëve të bëheshin helenë dhe të braktisnin gjuhën e zakonet e tyre, të cilat vijonin të shiheshin si "barbare" edhe pas më shumë se dy mijëvjeçarësh në vlerësimin e një adhuruesi të përulur përpara shkëlqimit të kulturës së lashtë greke.
Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Kam shkruar tashmë dy herë hollësisht për këtë të fundit (më 1997 dhe më 2006) dhe për libërthin e Dhanil Voskopojarit të vitit 1802, prandaj nuk do t'i përmend këtu. Gjithsesi, me afër 1200 fjalët e tij Kavalioti është në fillimet e ballkanologjisë, ndërsa puna e tij bën pjesë në orientimin për ta kthyer fytyrën drejt kulturës greke. Edhe më e dukshme bëhet kjo te Dhanil Voskopojari, që u bënte haptas thirrje shqiptarëve të bëheshin helenë dhe të braktisnin gjuhën e zakonet e tyre, të cilat vijonin të shiheshin si "barbare" edhe pas më shumë se dy mijëvjeçarësh në vlerësimin e një adhuruesi të përulur përpara shkëlqimit të kulturës së lashtë greke.
Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com(ad.ti/shqiptarja.com)












