Llotaria amerikane, aplikimet nisin 
më 1 tetor deri më 2 nëntor 2013

Llotaria amerikane, aplikimet nisin <br />më 1 tetor deri më 2 nëntor 2013
TIRANË - Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar sot në 1 tetor 2013 do të fillojë aplikimi për Llotarinë Amerikane. Në një njoftim që ambasada e konsideron si fillestar, thuhet:

"Periudha e aplikimit për llotarinë Amerikane DV-2015 fillon më datë 1 tetor 2013, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë dhe përfundon në orën 17:00 të datës 2 nëntor 2013."

Ambasada saktëson se nuk do të pranohen regjistrime pas orës 17:00 me orën lokale të Shqipërisë të datës 2 nëntor 2013. Po ashtu, në njoftim theksohet se "nuk ka asnjë tarifë për t'u regjistruar për llotarinë. tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur."

Ambasada e ka publikuar njoftimin e saj nëpërmjet një fotografie ku për të shmangur gabimet e qytetarëve shqiptarë, orën lokale të Shqipërisë e ka "konvertuar" me orën lokale në SHBA.

llotaria amerikane
(Njoftimi i publikuar sot nga Ambasada e SHBA-së, Tiranë)

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit