Që nga e mërkura  1 tetorit të gjithë ata që duan të marrin një vizë për në SHBA do tiu jepet një mundësi. Ambasada amerikane në Tiranë njofton se  që nga ora 12:00 e kësaj ata që duan të marrin një vizë për në SHBA mund të bëjnë regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016  deri në 3 nëntor.
 
“Pёr vitin fiskal 2016, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.  Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta,  të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë  shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë  shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më  shumë se 7% të Lotarive të disponueshme për çdo vit”, theksohet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.
 
Për më shumë Informacion klikoni këtu.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)