Llotaria në Amerikë
fitohen 344 milionë €

SHBA - Dy blerës të biletave të llotarisë do të ndajnë mes tyre shumën marrëmendse prej 344 milionë euro, çmimi i dytë më i madh i fituar në Amerikë.

Jackpot-i u rrit 16 herë radhazi pasi deri në atë moment nuk kishte asnjë biletë fituese. Nuk dihet asgjë për fituesit apo kombësitë e tyre.

Shitjet e biletave ishin rritur ndjeshëm pasi lojtarët kishin parë që “Jackpot-i” kishte arritur një shumë të madhe.

Në Nju Jork, një blerës i rregullt i biletave, Nelson Batista, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se në qoftë se ai do të kishte fituar do të kryente “një operacion plastik për fytyrën dhe trupin për tu bërë më i ri".

Në llotarinë e Powerball-it morën pjesë 42 shtete amerikane. Organizatorët kanë dyfishuar me dy dollarë çmimin e biletave të llotarisë që nga janari i kaluar.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë