Lobim me rusët?Basha:Revistën
amerikane do e hedhim në gjyq

Lobim me rusët?Basha:Revistën<br />amerikane do e hedhim në gjyq<br /><br>
Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë akuzat se ka lobuar në SHBA, përfshirë edhe foton me Donald Turmp, me një kompani ruse. Duke iu referuar investigimit të revistës amerikane "Mother Jones", Basha u shpreh se pretendimet për lidhje me rusët nuk qëndrojnë. 

I ftuar në "Opinion" ai paralajmëroi se PD do hedhë në gjyq revistën amerikane për shpifje dhe cenim imazhi. "Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD-së. Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm, nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Akuza për lidhje me rusët është qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me asnjë", u shpreh Basha.

Revista investigative amerikane “Mother Jones”, shkroi një artikull mbi historinë e lobimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, para zgjedhjeve të vitit të kaluar. Në artikull autorët kanë shkruar mbi ndikimin rus, që sipas tyre, qëndron pas mbështetjes së ardhur nga segmente amerikane për PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, deklaroi më herët se "çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA". "Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë" – tha Basha duke shtuar se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

"“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha ndër të tjera kryetari demokrat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?