Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka dalë në mbrojtje PD-së dhe Lulzim Bashës, pas akuzave të ditëve të fundit se ka paguar 1 milionë dollarë një kompani lobimi në SHBA, gjatë kohës që ishte në "Çadrën e Lirisë", për të përfituar mbështetje politike nga Uashingtoni.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ndoka thotë se "PS po i kundërpërgjigjet me akuza, denoncimeve të bëra çdo ditë nga opozita për ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës”. Shqiptarja.com mësoi ekskluzivisht këtë të premte se Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për burimin e financimit të parave të paguara nga PD. Selia blu nuk e ka deklaruar shifrën e 675 mijë dollarëve në KQZ, si para të shpenzuara për fushatën.
/Shqiptarja.com

Postimi i Nard Ndokës në Facebook:
Komunistët vazhdojnë me të njëjtin sllogan: “Sulmit t’i përgjigjemi me sulm”!
Basha e Opozita po i akuzon çdo ditë ministrat, deputetët e kryetarët e bashkive të rilindjes, si të lidhur me grupet kriminale dhe të përfshirë në trafikimin e drogës!
Balla, me porosi të kryetarit, akuzon Bashën se ka firmosur marrëveshje me kompaninë amerikane për zgjedhjet!
Opozita – sulm grupeve kriminale e drogës!
Rilindja – sulm Opozitës dhe SHBA-ve!
O komunista, përgjigjuni;
pastaj sulmoni!
(Postimi në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com