Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit për të hequr sekuestron ndaj telefonit të saj, të sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryhen nga SPAK, për lobimin e LSI-së në SHBA.
Gjyqtarja Igerta Hysi la në fundi vendimin e GJKKO-së të datës 7 dhjetor për sekuestro të telefonit të markës Iphone të deputetes Monika Kryemadhi.
'Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)", dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.'-njofton apeli i GJKKO-së.
Kujtojmë se në lidhje me hetimet për lobimin, më 21 korrik të vitit të kaluar, ish-kryetari i LSI-së, sot Partia e Lirisë, Petrit Vasili, u thirr nga SPAK, ndërsa në prill të 2023 ishte thirrur edhe Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së.
Hetimet e SPAK, nisën për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, pa emër personi të dyshuar, pas kallëzimit të ish deputetit Halit Valteri, që akuzoi partinë e drejtuar asokohe nga Ilir Meta, se ka paguar 700 mijë dollarë për lobimin në SHBA, përfshirë vizitat në SHBA edhe një foto me ish-presidentin republikan Donald Trump.
Më 16 maj të vitit 2022, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull ku theksoi se Meta pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote për të siguruar foton në ceremoninë e inaugurimit të Trump.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
Mossss, po i lexojne mesazhet nga dashnoret Mones. Like, hudh noi lek te ti tregojme se sa kollodoke ka thy mona para e mbrapa.
Përgjigju