Lobimi PD,Merkoçi:Investigimi
i "Mother Jones" i besueshëm

Lobimi PD,Merkoçi:Investigimi<br />i
">
Në një kohë kur Prokuroria ka nisur verifikimet ndaj PD, lidhur me paratë e shpenzuara për lobim në SHBA, kreu i Lëvizjes MJAFT! Aldo Merkoçi u shpreh në studion e Report Tv, se KQZ s’kanë aftësi juridike dhe teknike për të kontrolluar partitë politike për shumat e parave që përdoren për fushatat.

Duke u ndalur te investigimi i revistës amerikane "Mother Jones" se pas kompanisë me të cilën loboi PD fshihen rusët, Merkoçi tha se konstatimet e nxjerra nga gazetarët janë të besueshme. Sipas tij, ligji për lobimet në SHBA lë hapësira për keqpërdorim të kësaj të drejte.  

"Ka ndodhur dy gjëra të ndryshme, sistemi politik është rafinuar, jo vetëm në mënyrën e fshehjes së këtyre financimeve dhe në mënyrën e akumulimit dhe shfrytëzimit të këtyre donacioneve, si për lobimin e brendshëm ashtu dhe për lobimin e jashtëm.

Për një vend si Shqipëria që po arrin të kapitalizojë shuma të tilla parash, gjysmë milioni euro, 1 milion euro, dhe arrin që me këto para të influencojë jo vetëm brenda territorit të shtetit por dhe jashtë shtetit. Dhe sigurisht këtu rritet interesi për ta parë se kush janë këta aktorë që lëvizin pushtetin së bashku me partitë tona politike.

E dyta dhe e treta është një problem tjetër është dhe procesi i blerjes së votës. Është një proces i cili ka dy mangësi shumë të mëdha, e para shtrembëron drejtpërdrejtë  demokracinë dhe e dyta mbron në mënyrë indirekte, sepse këto para në fund të ditës jepen nga dikush që nuk po e raporton".

Ka interesat e veta, nuk po e bën për një të mirë vendit apo për të na rregulluar rrugët dhe shkollat. Jepen ca para dhe për të blerë disa vota...
Shtysa jonë më e madhe ka qenë se ishim në një situatë ku të gjithë e dinim që partitë politike shpenzonin shumë para, por askush nuk e merrte përsipër të bënte një llogari të paktën se sa është diferenca mes asaj që deklarohet dhe asaj që shpenzohet në të vërtetë.

Është zbuluar kjo diferencë sa është reale?
Nga 2009 kemi kuptuar që paratë që shpenzohen në terren janë deri diku të mundshme për tu matur. Raporti midis asaj që deklarohet dhe asaj që shpenzohet në terren,fushata, konferenca, takime, ky raport që mund të matet është 2 deri 3 herë më i lartë se ajo që deklarohet.   

Me një monitorim të thjeshtë që është bërë, llogaritet që është dy deri në tre herë më i lartë shpenzimi që bën partia politike nga sa deklarojnë?
Pa llogaritur blerjen e votës dhe paratë e fshehta që qarkullojnë. Janë gjëra që do i referohesh kostos së tregut,dhe do deklarohesh si kontribuues në natyrë. Ajo që bëmë ne është që morëm Ministrin e Tregut në konkluzionin që nga ajo çfarë deklarojnë partitë të shkohet dy deri në tre herë. Përveç kësaj është për tu llogaritur dhe blerja e votës, dhe duke llogaritur shumën që shkon blerja e një vote në Tiranë apo Durrës apo diku tjetër, ne mund të përllogarisim që në total shkonte 6 herë më e madhe.

A nuk duhet që institucionet përkatëse të hetojnë në vend të organizatave si “Mjaft”, të gjithë këtë se çfarë ndodh?
Kemi parë një retorikë e lexueshme që sa herë kemi zgjedhje ka një debat shumë të madh për mënyrën e kodit elektoral, i cili debatohet shumë dhe nuk është bërë asnjëherë asnjë ndryshim. Përfitimi i publikut deri më sot nga të gjitha marrëveshjet për Kodin Elektoral ka qenë zero. KQZ nuk ka aftësi as humane teknike as juridike për të shkuar dhe për të kontrolluar partitë politike. Kemi dhe problemin e auditorëve autonom. Partitë politike duhet të dorëzojnë raportin financiar dhe duhet të ketë një auditor të pavarur që e monitoron.

“Mother Jones”, Investigim mjaft i thelluar dhe shumë interesant nga tre gazetarë dhe  në një farë mënyre tenton të hedhë dritë mbi çështjen e lotimit të Partisë Demokratike në SHBA. Çfarë mendon lidhur me investigimin dhe pastaj dalim tek lobimi i cili nuk parashikohet në ligjin tonë. A ndikuan rusët në zgjedhjet amerikane?
Po flasim për një situatë se si funksionon lobimi. Si po funksionon dhe cilat janë hapësirat që lejon ligji i lobimit në Amerikë dhe çfarë potenciali rreziku dhe ku mund ti çojë kjo demokracisë Amerikane. Ajo njihet si një për nga ligjet më të sofistikuara në botë se ka eksperiencë shumë të madhe. Nga ana tjetër ligji është sofistikuar aq shumë sa ka lënë hapësira dhe për keqpërdorimin. Në çdo pistë që arrinin të krijonin nuk arrin dot të shkonin deri në fund, ishte një rrugë pa krye. U gjetën dy personazhe rus mistikë dhe nuk dihet se çfarë bëjnë ose ku janë3. Gjatë monitorimit të investigimit kishte dhe njerëz të cilët nuk ishin në dijeni, kishte dhe kompani fantazme të cilat ishin kopje të regjistruara në Arabinë Saudite. Sistemi i lobuesve sot në botë, me shtete ku ka ligje të veçanta për mbrojtjen e privatësisë nuk na lejon ne që të kuptojmë se kush janë lidhjet, dhe të kuptojmë se kush janë lobuesit.

Të duket një investigim i besueshëm...
Besoj se është i besueshëm por nuk besoj se është detyrimisht qeveria ruse..

Ajo çfarë tregohet është se ka lidhje ruse, po se kush është prapa tyre...
Është e rëndësishme fakti që është gati e pamundur të shkohet deri në fund, që të zbërthehet dhe të dilet me një konkluzion të qartë dhe të paanshëm dhe të thuhet se këto lekë për çfarë janë përdorur. Pikëpyetja e madhe që ngrenë tre gazetarët është që nuk çohet dot deri në fund.

Lobimi sidomos jashtë vendit janë para që paguhen nga partitë politike dhe bizneset për të ushtruar një lloj ndikimi në vende të ndryshme. Edhe në rastin konkret të “Mother Jones” është paguar një shumë e madhe parash për të ndikuar në qeverinë e re të formuar nga Donald Trump. Dhe në këtë rast besoj se është akoma dhe më e vështirë sa para janë paguar dhe nga kush janë paguar.
Partia Demokratike pretendon se nuk kemi firmosur për 500 mijë dollarë  dhe e ka firmosur dikush tjetër dhe dikush tjetër ka komisionar për ne, ka bërë mbledhjen e fondeve dhe ka bërë donacionin e këtyre fondeve për Partinë Demokratike që të lobohet në shtetin amerikan. Ka akoma mister dhe jemi shtet i vogël për të ndikuar. Problemi është se një fakt i tillë ekziston dhe është e pamundur për tu çmontuar deri në fund.

Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja