Lobimi për negociatat, Rama të martën në Francë, takim me Macron

Kryeministri Edi Rama udhëton të martën drejt Francës, ku pritet të takohet me shefin e Elysse-së, Emmanuel Macron. Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të lobimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.  

BE pritet të marrë një vendim në mes të muajit qershor, por shqetësuese mbetet vendimmarrja e shteteve skeptike të BE si Gjermania dhe Holanda por edhe Franca. Pikërisht, pas vizitës që zhvilloi në Gjermani ku u prit nga kancelarja Angela Merkel, Rama tashmë udhëton drejt Parisit me qëllim marrjen e mbështetjes së Francës. 

Emmanuel Macron u shpreh skeptik përpara Parlamentit Europian ku u prezantua progres-raporti vjetor, lidhur me ecurinë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Ai kërkoi ndaljen e procesit të zgjerimit drejt vendeve të rajonit, pasi BE ka vetë nevojë të reformohet. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë