Lobimi rus, Kuvendi vihet në lëvizje, urdhëron KQZ të hetojë kontratat e PD
Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hetojë kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, kontrata të cilat janë publikuar nga Mother Jones mbi dokumente siguruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.
Pas shkrimit investigativ të medias amerikane Mother Jones se PD është financuar gjatë vitit 2017 me më shumë se gjysmë milioni dollar nga kompani ruse, Kuvendi i Shqipërisë është vënë zyrtarisht në lëvizje.
Komisioni i Ligjeve, pasi shqyrtoi raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka hartuar rezolutën për punën e këtij komisioni, ku lihen detyrat për vitin 2018. Në dokumentin e siguruar nga Report TV, rezulton se Kuvendi i kërkon KQZ-së të veprojë specifikisht në hetimin e kontratave të financimit të kundraligjshëm brenda dhe jashtë vendit.
“KQZ duhet të thellojë dhe përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimeve të fushatave zgjedhore, për shkak se ndërkohë nga autoritetet e huaja që kanë funksione verifikimi, janë bërë publike dokumente dhe kontrata të reja që nuk janë shqyrtuar më parë nga KQZ”,-thuhet në projektrezolutë.
Por Kuvendi, duke qenë i vetëdijshëm për kapacitetet e kufizuara që KQZ ka për ndjekjen e parave të financimeve kryesisht jashtë vendit, sugjeron bashkëpunim me institucione të tjera hetuese.
“KQZ duhet të hartojë metodologjinë e kontrollit dhe verifikimit të financimeve të partive politike duke verifikuar edhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundraligjshme”,-thuhet në dokument.
Kuvendi shpreh gatishmërinë ta ndihmojë KQZ-në me burime njerëzore e financiare nëse i kërkohen shtesë në këtë drejtim. Rezoluta pritet të miratohet mesditën e së mërkurës, dhe pritet të hapë debat mes mazhorancës dhe opozitës, pikërisht për këto dy detyra që prekin Partinë Demokratike.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14