TIRANË- Ish anëtari i këshillit kombëtar, Edvin Kulluri ka komentuar në Report Tv financimin rus në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Lulzim Bashën, por është edhe faji i Sali Berishës.
Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri thotë se Berisha nuk veproi atë kohë kur doli se kishte marrë para ruse, por mori në mbrojtje Bashën. Sipas tij, Berisha nuk mund të veprojë tani që u shpall non grata.
Ndërkohë, Kulluri u ndal edhe në një tjetër lobim që dyshohet se ka bërë Luzlim Basha. Ai thotë se Basha ka lobuar për të penguar ardhjen e ambasadores amerikane Kathleen Kavalec në Tiranë. Sipas kontratës së lobimit që ka siguruar më parë Shqiptarja.com, Basha i ka paguar 40 mijë dollarë kompanisë amerikane “Sonoran Policy Group” për të penguar ardhjen e Kavalec.
“Berishës nuk i lejohej ky faj. Ti vepron pasi të shpallën non grata. (...)Ka dyshime që është bërë një lobim i dytë për të penguar ardhjen e një ambasadore në Tiranë, Kavalec e njohur në departament të Shtetit, si një eksperte shumë emirë e çështjeve të Rusisë. S’ka qenë rastësi. Mendohet dhe thuhet që Basha ka bërë një kontratë lobimi për të penguar ardhjen e saj.”, tha Kulluri.
Kulluri u ndal edhe në zgjedhjet lokale 2023, sipas të cilit opozita nuk fiton dot as 10 bashki. Sipas tij, opozita është në gjendje më keq se një vit më parë në zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij nuk mund të ofrojnë programe të reja politike me figura të vjetra.
"Duket një raporti i mirë, marrëdhëniet personale janë të mira. Meta ka një distancim nga Berisha për shkak të non gratës. Por jo një distancim të qartë dhe të prerë. Sado marrëdhënie të mira të kenë dhe të bien dakod me daljen e një kandidati të përbashkët, e djathta s’mund të dalë me një ofertë të re me personazhe të vjetër. Opozita është më keq se një vit me parë. Nuk fituan dot zgjedhjet e 2021. Në 2015 ishin shumë më mirë dhe morën 15 nga 61 bashki, sot po ti referohemi 6 marsit, opozita e bashkuar nuk i kalon dot 10 bashki", tha ai.
SHBA publikoi një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
17 Janar, 20:10
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
ca thote kulliri mire
Përgjigju