Logoja e 100-vjetorit të Tiranës/ Plas debati në rrjetet sociale për plagjiaturë, reagon krijuesi

Logoja e 100-vjetorit të Tiranës/ Plas debati në rrjetet sociale për plagjiaturë, reagon krijuesi

Fisnik Ismaili, logoja për 100-vjetorin e Tiranës dhe logoja e ngjashme e marrë nga interneti

Logoja e 100-vjetorit të Tiranës ka shkaktuar debate dhe akuza në disa portale dhe rrjetet sociale duke ngritur dyshime për plagjiaturë. 40 mijë qytetarë morën pjesë duke zgjedhur katër finalistët, nga të cilët fituese u zgjodh kompania 'Karrota' e Fisnik Ismailit në Kosovë, i cili ka krijuar edhe monumentin NEWBORN në Prishtinë. Për logon janë ngritur dyshime të shumta për plagjiaturë, ndërsa vetë krijuesi, ish-deputeti kosovar Fisnik Ismaili ka reaguar duke shpjeguar qëndrimin e tij.

Ai pranon se janë dhjetëra shembuj në botë të këtyre logove, madje shton ai edhe Google e përdor shumë kohës së fundit. Por cila është veçantia atëherë? Fisnik Ismaili sqaron se "origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë" thotë ai. Pra risia në logo është përfshirja e numrit 100 në emrin e kryeqytetit shqiptar. 

"Të nderuem gazetarë e dizajnera amatorë, për me e akuzue dikë për plagjiaturë, duheni të paktën me pasë një fije njohuni për dizajnin. Kryesorja, me dijtë me e dallue stilin (trendin/mediumin) prej konceptit. Dytësorja, mos me vuejtë prej kompleksit të mosdijes, e me ba kësi gabimesh prej dëshirës me u dukë të dijshëm. Këtu janë dhjeta shembuj në botë të logove që e përdorin stilin e njajtë të dizajnit shumëngjyrësh, gjysëm të tejdukshëm, ku ngjyrat i hypin njana-tjetrës përmi dhe kombinohen. Google është një që e përdorë kohës së fundit shumë.

Logo e Tiranës

Logo e marrë në Web

Për dallim prej tyne, origjinaliteti i logos së Tiranës është pikërisht te gjetja e bukur e inkorporimit të numrit 100 në emër, duke e përdorë stilin (trendin) në fjalë. Njajtë, po të njajtit gazetarë e dizajnera amatorë, patët tentue me e quejtë Monumentin NEWBORN plagjiaturë, vetëm pse ishte skulpturë tipografike si IAMsterdam dhe LOVE (shihi fotot). E NEWBORN shkoi i fitoi 7 çmime ndërkombëtare! Po të kishit qenë edhe ju profesionistë sikur Karrota, vendi ynë sot kish qenë shumë më i bukur.

Pse bre folni për tema që as nuk keni njohuni për to? A unë nime po ju dukem qaq budallë, që me ba plagjiatura që sot gjinden për 10 sekonda në Google? Dëshira juej e etshme me e zanë nji profesionist si Fisi pick ju ka deshtue gjithmonë, o hej! E problemi është që ju s'po e keni as lidhjen më të vogël për çashtjet më thelbësore të dizajnit. Provoni punoni, ndoshta ju del më mirë. Na edhe sot po festojmë" shprehet krijuesi i logos.  Në këtë garë morën pjesë mbi 50 aplikantë. E themeluar në vitin 2005, “Karrota” që është kompania fituese është e vetmja në rajon e shpërblyer me Luanin e Artë në Kanë për krijimin e Monumentit NEWBORN në Prishtinë.

Statusi i Fisnik Ismaili

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat