TIRANE- Ministria e financave ka hartuar një draft-projekt për ndryshimin e legjislacionit të lojërave të fatit. Ky ndryshim ka për qëllim të kufizojë veprimtaritë e lojërave të fatit gjatë një periudhe 2-vjeçare në mëmyrë që më pas të studiohet mundësia për t’i mbyllur ato në mënyrë përfundimtare. Burime të brendshme të Ministrisë së Financave, etapa e parë e kësaj reforem do të bazohet në 3 pika. Fillimisht do të liçenca do të shtrenjtohet deri në atë masë sq aë jo të gjithë sipërmarrësit do ta kenë të mundur ta blejnë atë.

Pika tjetër do të jetë një kufizim i numrit të sallave që mund të ketë një subjekt i liçencuar. E fundit do të jetë rritja e moshës së përsonave që mund të frekuentojnë një sallë lojërash nga 18 në 21 vjeç. Që në fillimet e mandatit të Qeverisë aktuale, Ministria e Brendshme ndërmori operacionin “Fundi i Marrëzisë”, për të mbyllur të gjitha sallat e lojërave të fatit, të cilat nuk ishin të liçencuara. Një tjetër nismë e ndërmarrë nga Qeverisë është bllokimi i faqeve të basteve “online”, që sipas statistikave shqiptarët dërgojnë jashtë vendit 370 deri në 440 milionë euro. 
 
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)