Dita e parë e Lojërave Olimpike në Brazil ka nisur me alarme dhe frikë, pasi në Rio u krye një shpërthim i kontrolluar gjatë zhvillimit të një gare çiklizmi.
 
Autoritetet dyshuan për eksploziv pas alarmit për një objekt të dyshimtë, por nga shpërthimi i kontrolluar s'ka pasur dëme në njerëz apo materiale.
 
Ndërsa Lojërat Olimpike vazhdojnë normalisht por në masa të larta sigurie. Ndërkohë që dita e parë shënoi debutimin e atletes së parë nga Kosova, Urata Rama që konkurroi në garën e 10 metra pushkë me ajër, u rendit e 48 nga 51 pjesëmarrës.
 
Në këtë kategori u dha medalja e parë e artë, të cilën e fitoi Virgia Trasher nga SHBA, pasi arriti të renditet e para.


d.b/shqiptarja.com