Lojërat Olimpike dita e 11-të, ja
rezultatet në të gjitha kategoritë

Lojërat Olimpike dita e 11-të, ja<br />rezultatet në të gjitha kategoritë
Dita e djeshme që përkon me ditën e 11-të të garave në “Rio 2016” nuk ka qenë dita e organizatorëve të Brazilit. Me radhë erdhën dy eliminime të papritura në çerekfinale për Kombëtaren e femrave në futboll dhe volejboll po për femra.

Brazili në futboll për femra u eliminua nga Olimpiada dhe fatale për skuadrën ishin goditjet nga 11 metrat. Lot për vajzat braziliane ndërsa ato që gëzojnë janë suedezet që kalojnë më tej pas penalltive.

Finalja e futbollit të femrave do jetë Gjermani-Suedi pasi gjermanet kanë mposhtur Kanadanë 2-0. Sfida Brazil-Kanada do të luhet për të përcaktuar fituesen e medaljes së bronzit.

Ndeshje e çmendur ishte edhe çerekfinalja e volejbollit për femra mes Brazilit dhe Kinës. Në fund triumfojnë aziatiket 3 me 2 me sete që në gjysmëfinale do të përballen me Holandën.

Kalojmë tek atletika dhe aty është zhvilluar finalja e 1500 metrave për femra ku medaljen e artë e ka fituar Kipyegon nga Kenia që ka dhënë kohën 4:08:92. E dyta ka përfunduar etiopianja Dibaba ndërsa amerikania Simpson është ngjitur në shkallën më të ulët të podiumit.

1
(Kipyegon fituese e garës së 1500 metrave)

Garë spektakolare ka qenë ajo e peshës mbi 105 kg në peshëngritje ku gjeorgjiani Lasha Talakhadze ka fituar medaljen e artë me një rekord botëror pasi në dygarësh ka ngritur 473 kg. Vendi i dytë dhe medalje argjendi për armenin Gor Minasyan dhe vendi i tretë për një tjetër gjeorgjian Irakli Turmanidze.

2
(Peshëngritësi Lasha Talakhadze fitues i medaljes së artë)

Për vendin organizator të Olimpiadës ka pasur gëzim në boks në peshën 60 kg ku braziliani Robson Conceicao ka fituar medaljen e artë ndërsa vendi i dytë i ka takuar boksierit francez Oumiha.

Një garë të madhe ka bërë Sandra Perkovic e Kroacisë që ka dominuar finalen e hedhjes së diskut për femra duke kapur rezultatin 69.21 metra. Medalja e argjendit i shkoi francezes Michon dhe ajo e bronzit për sportisten nga Kuba Caballero.

Dhe në fund gara e 200 metrave ka qenë një shëtitje për Usain Bolt. Xhamajkani ka vrapuar mjaft mirë duke kontrolluar garën dhe duke arritur kohën 20:28 duke u siguruar gjysmëfinalen.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron