Ka filluar zyrtarisht edicioni i pesë mbarëkombëtar i Lojërave Olimpike Speciale 2013. Eventi ka si synim mbështetjen ndaj komunitetit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale përmes integrimit të tyre të plotë në aktivitetet social-sportive.

Në ceremoninë e hapjes e zhvilluar në Presidencë të pranishme ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe zëvendës ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri. Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të shoqatës së Olimpikut Special Shqiptar, Ismet Bellova,

Presidenti Nishani ka uruar të gjithë garuesit duke deklaruar se beson te forca dhe vullneti i tyre. Flaka Olimpike është dorëzuar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla. Këtë vit në Lojrat Olimpike Speciale do të marrin pjesë 330 pjesëmarrës të ardhur nga nëntë rrethe të vendit.

Ata do të përfaqësojnë 14 skuadrat olimpike që do të garojnë në 5 disiplina sportive: futboll, basketboll, ping-pong, atletikë dhe bouling.


d.b/shqiptarja.com