Loja antistres që po “çmend” fëmijët
e të rriturit në botë, ja efekti i saj

Loja antistres që po “çmend” fëmijët<br />e të rriturit në botë, ja efekti i saj
Fëmijët dhe të rriturit ndajnë një nevojë shpesh të pandërgjegjshme për të lëvizur objekte në momente nervozizmi, dhe tregu për lodra dhe pajisje për të trajtuar këto tundime duket se ka shpërthyer në vitet e fundit.
 
Shkenca shpjegon se akoma është e paqartë se pse lëvizja e objekteve në mënyrë të pakontrolluar sidomos e duarve dhe këmbëve qetëson sistemin nervor tek njerëzit.
 
Por në vend te lëvizjes së këmbëve, lëvizjes së flokëve apo e lapsave, “spinner” është loja antistres e cila po fillon të përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë.
 
Një studiuese nga Universiteti i Oksfordit, sugjeron disa shpjegime të mundshme pse ne kemi nevojë për objekte që të largojmë stresin.
 
Ajo paralajmëron se përdorimi i këtyre llojeve të lodrave që shumë i përdorin për të redaktuar stresin mund të japë përshtypjen e gabuar tek njerëzit përqark.
 
Mania gjithmonë e më shumë në rritje për këto lodra të tregtuara si qetësuese stresi ka bërë që të ndalohet në disa shkolla .
 
Dhe nuk janë vetëm fëmijët që duan të luajnë.
 
Shikoni rreth zyrës tuaj dhe ju ndoshta do të shihni njerëzit sesi kërcasin këmbët e tyre lart dhe poshtë, duke kthyer lapsat pa pushim në duart e tyre,njerëz që përtypen, në dukje krejtësisht të pandërgjegjshme.
 
Por pse jemi të shqetësuar dhe pse disa njerëz e bëjnë këtë më shumë se të tjerët?
 
Dhe nëse me të vërtetë ndihmon për të lehtësuar stresin, a do të thotë që ne të gjithë duhet t’i përdorim këto lojëra?
 
Këto janë në fakt pyetje mjaft të vështira për t'u përgjigjur, pasi duket se ka përkufizime të ndryshme se çfarë është dhe pse ndodh.
 
Megjithatë, ka disa teori interesante, të cilat lidhen me lëvizjet e vogla
 
Hulumtimi njohës sugjeron që lëvizjet e vogla të gjymtyrëve apo objekteve lidhen me atë se sa jemi të stimuluar.
 
Këto lëvizje mund të jetë një mekanizëm vetërregullimi për të na ndihmuar të rritim ose të ulim nivelet e vëmendjes sonë në varësi të asaj që kërkohet, ose qetëson ose na jep energji.
Kjo do të thotë që përdorimi i këtyre mund të tregojë një problem me vëmendjen, por gjithashtu mund të jetë zgjidhja.
 
Mbajtja e këtyre lojërave nëpër duar mund të sigurojë stimulim fiziologjik për të sjellë vëmendjen dhe energjinë tonë në një nivel që i lejon mendjet tona të fokusohen më mirë në detyrën në dorë.

Redaksia Online
J.Z/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit