Loja e ankimimeve me kufi 15 qershorin

Loja e ankimimeve me kufi 15 qershorin

Ashtu siç pritej, për më tepër që opozita ka patur kontestime për zgjedhjet dhe PD është shrehur se nuk njeh as rezultatin, beteja është shvendosur në KQZ. Procesi i ankimimeve do të zërë faqet kryesore mediatike deri në datën 15 qershor kur është afati përfundimtar i ankimimeve për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë, sic dihet PD do të zhvillojë votimet e brendshme për kryetarin e ri të saj, ku sipas gjasave do të jetë sërish Basha. Pra zgjedhjet në PD do të jenë në 13 qershor, dy ditë para se KQZ të shprehet përfunimisht nëse PD dhe Basha ishin humbës në zgjedhje apo jo.

Kryetari i PD edhe për një mandate, ndonëse do e zhvillojë fushatën e tij se i kanë manipuluar rezultatin, në datë 15 do të detyrohet të pranojë verdiktin e KQZ se zgjedhjet thjesht i ka humbur. Vëmendja në këto ditë është përqëndruar tek Komisioni i Ankimeve dhe i Saksioneve, që ka marrë në shqyrtim 24 kuti në qarkun e Beratit pas ankesës së LSI. Për vetë faktin se diferenca për të kapur një mandate LSI ish e vogël, është e natyrshme që qarku i Beratit të përcillet me një vëmendje të shtuar. Kështu procesi do të vijojë dhe gjatë ditës së sotme ndërsa nesër KAS do të marrë në shqyrtim dhe qarkun e Gjirokastrës.

Gjithësesi buja që shoqëroi deklaratat e opozitës se do të paraqiste një vandak me prova për çdo qark, e që vërtetonin për manipulim të rezultatit, u mjegullua shpejt. Dosjet e PD ishin të mbushura me vlerësime por jo me prova, gjë që zhvlerësoi jo vetëm pretendimet por dhe i dha shkas më tej dyshimit se procesi i ankimimit bëhet thjesht për të fituar kohë sa Basha të arrijë sërish të mbajë kreun e PD në zgjedhjet e brendshme. Pavarësisht kësaj, me provat dhe arguemnetet e paraqitura deri më tani, duket se panorama e zgjedhjeve por edhe e rezultatit nuk do të ketë ndryshim. PS duket e garantuar në maxhorancën e saj të 74 mandateve.

Madje, ekspertë të ndryshëm theksojnë se nëse hapet gjerësisht procesi i ankimimit dhe e vlerësimit në kuti të votive, rrezikohet që ndonjë qark të veçantë, si në Elbasan, PS mund të përfitojë një mandate shtesë. Sidoqoftë, pa ndikuar për çdo pretendim të mundshëm, loja mbetet e hapur deri në 15 qershor./ Gazeta "Fjala"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka