‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

 

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, duke folur në një lidhje “skype” për emisionin “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ka analizuar ndeshjen e kombëtares shqiptare me Moldavinë që përfundoi me shifrat 1-1.

Rraklli tha se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse kombëtarja shqiptare do t’i kishte shfrytëzuar rastet që pati duke shënuar golin e dytë.

“E lamë kundërshtarin të na vinte në vështirësi pas barazimit. Por ishte mënyra sesi e bëmë lojë, se u treguam shumë egoistë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kishim mundësi ta kishim mbyllur lojën duke shënuar golin e dytë, por i lamë shumë hapësirë kundërshtarit.  Na duhej një pikë që të siguronim kualifikimin, e morëm këtë kështu që duhet të jemi të kënaqur”- tha Rraklli.

Sipas ish-futbollistit kjo ishte loja më e dobët që Shqipëria ka bërë në fazën e grupeve dhe se  ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur.

“Për mendimin tim ishte loja më e dobët që kemi bërë në këtë fazë grupesh. Duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, kishim më shumë mundësi. Duhet të shfrytëzonim 2/3 kundërsulme që i patëm, por u treguam egoistë. Edhe ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur”- u shpreh ish-futbollistit.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja merr pikën e artë, shpresëplotë në Euro 2024! Fidel Ylli në 'Pa Protokoll': Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh


B.V/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen