Loja me maska për rregulloren

Loja me maska për rregulloren
TIRANE- Dy partitë e mëdha politike, PD e PS, kanë rënë dakord të fillojnë punën për ndryshimet në rregulloren e re të parlamentit. Pikë referimi do të jetë rregullorja e parlamentit europian. Konsensusi më i ri është i mirëpritur, por nuk mendoj se ka vend për shampanjë. Dy palët kanë kërkesa të kundërta që lidhen me votimin e fshehtë, orën e debatit të lirë parlamentar, trajtimin e deputetëve dhe strukturën. Kjo është hera e shtatë që parlamenti në 20 vjet krijon komisione bipartiake për çështjen sesi deputetët do të flasin, do të votojnë dhe do të sillen në parlament. Fakti që përsëri ka probleme dhe ka komision , tregon se rezultati konsensual 20 vjeçar nuk ka qenë produktiv dhe afatgjatë. Edhe tani, shanset janë minimale, të paktën për dy arsye themelore. E para, palët parlamentare nuk zbatojnë prej 13 vitesh detyrimin kushtetues për të hartuar e miratuar një ligj mbi organik organizimin dhe funksionimin e parlamentit. Ky ligj do të duhej të kalonte me 84 vota, pra kërkon konsensus dhe nuk mund të ndryshohej nga asnjë mazhorancë, siç ka ndodhur shpesh me rregulloren. 
E dyta, PD-PS nuk marrin për bazë një nga rregulloret e 27 vendeve të BE, por atë të parlamentit europian (PE). Ky është model unikal, me dallime thelbësore me parlamentet kombëtare. PE nuk ka pozitë- opozitë konkurruese zgjedhore, nuk ka mocion aktiv, as qeveri imponuese, debatet janë formale dhe teknike, deputët caktohen nga shtetet jo partitë, nuk ka votime alternative për president, kryeministër, gjykata,
kryeprokuror, kryekontrollor, dhe funksionarë të tjerë ekzistues në parlamente kombëtare.
Eurodeputetit nuk ia cakon rrogën drejtuesi i parlamentit, nuk e fyen askush, siç nuk e urdhëron asnjë kryetar partie. Madje vetë BE dhe OSBE mendojnë se referimi në rregulloren e PE është i gabuar. Me siguri komisioni do të bëjë ndonjë retushim për të justifikuar rrogën. Dhe kaq. Nuk ka asnjë garanci më shumë. Përsëri në parlament do të ketë fyerje, incidente, ankesa, votime të hapura, refuzim të votimit alternativ,
përjashtime, përsa kohë palët kërkojnë zgjidhje afatshkurtër tek pazaret mbi rregulloren dhe jo zgjidhje ligjore afatgjatë siç përcakton kushtetuta dhe detyrimet tona politike në raport me BE-në.
(Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë