Në ditët e para të vitit 1944 regjimi i ri hodhi në erë memorialin e varrezës së nënës së Ahmet Zogut, ish kryeministër, ish President dhe ish Mbret i Shqipërisë. I njëjti regjim zhvendosi nga qendra e Tiranës simbolin e pavarësisë të ngritur gjatë monarkisë. Disa vite më vonë regjimi zhduku edhe ndërtesën madhështore të Bashkisë për të ngritur mbi rrënojat e saj një muze të realizmit socialist. Riti i dinanimit kundër ndërtesave historike dhe simboleve tëveçanta u përsërit, sidomos ndaj institucioneve fetare.

Një video e jashtëzakonshme qarkullon këto ditë për të faktuar hedhjen në erë të Kishës së Vaut të Dejës, një ndër më të vjetrat, dhe sot, simbol në njërën prej prerjeve të parave që kemi në dorë. Të gjitha këto akte, - pavarësisht “armikut” përballë, - kishin të njëjtin qëllim: denigrimin e të kaluarës, denigrimin e tjetrit, denigrimin e kundërshtarëve politikë dhe kështu, edhe ndarjen me gjithçka përfaqësontekoha e mëparshme.

Ndryshimi i sistemit më 1990-1991 nuk u mjaftua me akte politike me domethënie dhe pritshmëri, siç ishte rrëzimi i shtatoreve të diktatorit, por më tej, shumë prej atyre simboleve, ndërtesave dhe përmendoreve të djeshme u bënë pre e sulmeve, dëmtimit dhe harresës. Në tërësi nuk ishte shteti organizator, por vetë shteti iu largua përgjegjësisë për mbrojtjen e tyre. Rasti kur një urdhër politik zhvendosi nga varrezat eshtrat e disa ish komandantëve të LANC apo e vendimit absurd për zhvendosjen e më pas braktisjen e 5 heronjve të Vigut, janë tregues se politika e përdori retorikën antikomuniste për të ndërmarrë veprime abuzuese e denigruese ndaj trashëgimisë dhe simboleve të tjetrit.

Edhe loja shumëvjeçare me Piramidën nëqendër, shndërrimi në lokal, pastaj nëqendër kulturore, pastaj në panair, pastaj në magazinë mbetjesh, pastaj në projekt parlamentar e së fundit nëqendër pushimi në variantin kinez, shpreh dukshëm raportin e politikës ditore me simbolet e së kaluarës, sidomos simbolet që denigrojnë ose i bëjnë jehonë rivalit politik ose militantëve mbështetës.

Miti i Kalasë së Rofazës, dikush që ndërton dhe tjetri që prish, vijon të përsëritet sa herë ndryshohen regjimet dhe madje, edhe sa herë ndryshohen edhe qeveritë. Disa shembuj të fundit janë dëshmi për këtë. Rasti i rrëzimit të një përmendoreje periferike në Kavajë risolli në skenë sëmundjen e vjetër të politikës shqiptare: hakmarrjes përmes sulmit ndaj simboleve të tjetrit dhe në krahun tjetër, përdorimin e simboleve për qëllime politike të ditës. Rasti i dëmtimit të projektit simbol antikomunist nëBulevard, apo raste sporadike nëPërmet, Shkodër, Durrës, Tiranë, dëshmojnë të njëjtat mentalitete.

Le të marrim rastin e Kavajës ku u përfshinë e gjithë politika majtas e djathtas. Së pari nuk ka sens që në shekullin XXI dhe një shtet serioz të rrëzojë e shkatërrojë. Ka një mënyrë të tretë, zhvendosje pa shkatërrim. Një shtet racist ndaj shqiptarëve zgjodhi zhvendosjen jo rrëzimin e dhunshëm ndaj një simboli shqiptar rreth një vit më parë. Edhe ne mund ta bëjmë këtë. Së dyti, nuk ka sens që një projekt i ri të përmbysëgjithçka që ka qenë aty përpara. Teoria e nisjes nga niveli zero nuk është demokratike, as përfaqësuese dhe as qytetare.

Projektet e reja bëhen duke marrë në konsideratë gjendjen, simbolikat e saj. Siç po ndodh me Piramidën, siç ndodhi me Muzeun Kombëtar. Së treti, simbolet që kanë konotacione politike janëushqim për konfliktin politik ndaj meritojnë më shumëvëmendje, respekt, përmbajtje e trajtim institucional. Në Kavajë nuk pati as njërën dhe as tjetrën. Së katërti, ata iu sulën përmendores në emër të cilësisë së saj ndërtuese ashtu edhe ata që u sulën në mbrojtje të saj, janë dyfish të gabuar.

Nëse kriter është cilësia artistike e punimit atëherë duhet prishur gjithçka ka mbetur nga periudha e realizmit socialist. Natyrisht që kjo nuk duhet të ndodhë në dy rastet. Nëse një palë politike ndjehet e fyer për rrëzimin e një përmendoreje dhe flet në emër të një lëvizje antikomuniste atëherë minimalisht duhej të kishte në krah dhe në radhët e saj protagonistët simbole të asaj lëvizjeje. Natyrisht nuk i ka, siç në strukturat e saj të reja ka më shumë ish komuniste sesa ish të përndjekur politikë.

Ka dy faktorë të tjerë që pakkush i merr në konsideratë por që janë thelbësorë për një qeverisje të mirë dhe demokraci funksionale. Faktori i parëështë ai ekonomik. Çdoprishje, zhvendosje, rindërtim apo restaurim ka kosto financiare, e cila paguhet me taksat qytetare. Kush mban përgjegjësi për humbjet sidomos kur ndodhin në qytete me një mijë probleme jetike për banorët? Ja p.sh, në qytetin ku ndodhi rrëzimi i fundit nuk ka bibliotekë funksionale dhe as kinema. Le ti përdornin paratë për këto të dyja përpara se ti harxhojnë dy herë për të rrëzuar simbolet politike të tjetrit, dhe për t’i ringritur ato “me cilësinë” e duhur! Faktori i dytë lidhet me rolin e komunitetit.

Kush merr vendime në emër të tyre? Çfarë roli kanë qytetarët në një demokraci, qoftë edhe lokale? Nuk po marr modelin klasik të referendumeve nëZvicër, por po marr një tjetër më me pak përvojë, modelin austriak. Atje ka pasur referendume lokale edhe për çështje të tilla, si, - nëse në Vjenë do duhet të rindërtohet muzeu i qytetit, nëse në Hainburg do duhet të ndërtohet njëqendër turistike, nëse në Halbenrain do të duhet të zgjerohet depo e mbeturinave!!

Mësimi është i thjeshtë: në një demokraci pyeten dhe vendosin qytetarët. Në Shqipëri vijon e kundërta, - pushtetarët flasin, propozojnë dhe vendosin në emër të qytetarëve por pa praninë e tyre as formale. Askush nuk kujtohet për referendum dhe as për konsultime publike, edhe pse në fushatën lokale 2011 të gjitha palët e premtuan këtë. As kryetari i bashkisë Kavajës, as ai i Shkodrës, as i Tiranës, as i Durrësit, as i Korçës dhe as i Vlorës e kushdo tjetër si ata, nuk kanë të drejtë dhe monopol të vendosin vetë sesi do i bëjnëqendrat e qyteteve ku falë momentit politik janë mandatuar të shërbejnë për 4 vjet, jo të sundojnë, jo të identifikojnë pasionet/interesat e tyre me simbolet e qytetit.

Ata nuk janë pronarët e qytetit, nuk janë arkitektë, nuk janë të përjetshëm, nuk kanë liri abuzimi me taksat tona dhe nuk janë zgjedhur për këto “punë”. Jeta në bashkësi qytetare lidhet me trashëgiminë, brezat e kaluar dhe të ardhshëm, me interesa afatgjata dhe sjellje të përgjegjshme e bashkëjetesë me tjetrin, edhe kur ai ka mendim të ndryshëm politik, është pakicë, nuk di ti mbrojë ose ka zgjedhur të mos mbrojë të drejtat e veta.
Demokracia është shumë më tepër sesa procedurë dhe pasion politik, është vlerë, parim, frymë, integritet, përfaqësim.

Cilësi që në rastin shqiptar shihen ende gati si fjalë turpi dhe demode. Shoqëria shqiptare, mentaliteti dhe kultura politike ka nevojë emergjente për ndryshime të thella dhe cilësore, përndryshe, siçR.Reagan na mëson, dita kur pushteti i pakicës flet e vendos në emër tëshumicës qytetare pa i pyetur ata është një ditë e trishtuar për demokracinë. Fatkeqësisht, Shqipëria ka pasur, ka dhe siç duhet, do ketë ditë të tilla të shumta. Çështjaështë se kur do vijë ndryshimi i këtij sistemi arrogant dhe shpërfillës ndaj taksave, votave dhe të drejtave tona? Sindroma e Mitit të Rozafës dhe loja e shtatoreve jep pak shpresë për optimizëm. Njerëzit po ndryshojnë me rotacion, mentaliteti, sjellja dhe sistemi vijojnë të jenë të njëjtë.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)