Sporti i shahut në Prizren ka bërë bashkë breza të ndryshëm me diferencë të theksuar moshe. Zgjedhja ‘si qyteti Evropian i sportit në 2026’, ka vënë përballë një 70-vjeçar me një 12-vjeçar. Të dy të apasionuar prej vitesh me këtë lojë, që shkon pwrtej kënaqësisë së momentit.
"Shahu si lojë është lojë e kombinacioneve. Të fëmijë e zhvillon inteligjencën. I aftëson për kombinimet. Me siguri që shërben edhe në jet,”-u shpreh Sali Rrotlla, shahist.
Përballë Salihut në Prizren ishte një shahist i vogël, i cili megjithatë merrej prej 5 vitesh me këtë sport.
“Si sport e kam nisur si 7-vjeçar dhe kam disa vite. Sot jam 12 vjeç,”-deklaroi Mamir Zherka, shahist.
Mamir Zherka tregon arsyen se përse e pëlqen kaq shumë këtë lojë.
“Shahu është sport i intelektualëve dhe mua më pëlqën si sport pasi zhvillon trurin dhe ndihmon për një mendim më kritik. Të bën me logjikë më të fortë,”-u shpreh Mamir Zherka, shahist.
Ndonëse ka shumë të apasionuar pas shahut në Prizren mungon ende një klub i mirëfilltë shahu.
“Për fat të keq para luftës kemi patur ekipet, lokalet, por sot mbas luftës ende nuk ka një vendodhje, një klub të mirëfilltë të shahut,”-tha tha Sali Rrotlla, shahist.
Prizreni gjatë vitit 2026 do të jetë qendër e aktiviteteve sportive që promovojnë qytetin dhe përfshijnë komunitetin.
Komente










