Prokuroria e Tiranës dhe sektori i Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar një rast kontrabande, me dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milion euro, për të cilën janë marrë të pandehur Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të një kompanie të lojërave të fatit.
Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin në bazë të disa materialeve referuese të Doganave, pas dyshimeve të krijuara se administratorët e kompanisë blinin pajisje “lojëra elektronike” në Gjermani dhe Slloveni dhe i deklaronin pranë autoriteteve doganore me shifra shumë herë më të ulta blerje, me qëllim shmangien e taksave doganore.
Dy administratorët e kompanisë, në funksion të aktivitetit të tyre, gjatë vitit 2011 dhe 2012 kanë blerë një sasi të konsiderueshme makinerish për lojëra fati në kompani të ndryshme në Gjermani dhe Slloveni.
Paulin Preçi, në vitin 2011 ka realizuar 7 hyrje malli në degën doganore Tiranë, të cilat, nga hetimi, rezulton se janë të gjitha të shoqëruara me dokumente blerje të fallsifikuara.
Po ashtu, Gjovalin Ndoj, në vitin 2012, ka realizuar 10 hyrje malli në degën doganore Tiranë, të cilat, nga hetimi, rezulton se janë të gjitha të shoqëruara me dokumente blerjeje të fallsifikuara.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com