Pas kthimin nga Presidenti të ligjit “Për të ardhurat”, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka sqaruar se ndryshimet e propozuara në ligj për tatimin mbi lojërat e fatit nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015.
Sipas kësaj Ministrie, bëhet fjalë vetëm për unifikimin e procedurës së tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit. Ndryshimi prek vetëm Lotarinë Kombëtare, e cila me ligjin e vjetër ka qenë e përjashtuar dhe tatohej sipas një ligji të veçantë në masën 10%.
“Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëherë do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore”, shkruhet në sqarimin e Ministrisë.
Në të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatimi mbi të ardhurat është 15%. E vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien” Gmbh, nëpërmjet shoqërisë “Olg project” Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojrash është e tatueshme në masën 10%.
Argumentet e Metes
Argumenti që përdor Presidenti është se me këtë dekretim efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative. Argumenti tjetër është se ky nen krijon premisë për shtimin e fenomeneve negative që cënojnë familjen në vendin tonë.
“1. Ndryshimet e realizuara në nenin 6, të ligjit nr. 39/2018, janë të pa argumentuara dhe nga vlerësimi i tyre rezulton se, zbatimi i këtij neni do të sjell uljen e barrës fiskale dhe përfitim financiar vetëm në favor të bizneseve që operojnë në fushën e lojrave të fatit, ndërkohë që ky nen nuk është në interes të publikut, si dhe efektet e pritshme në buxhetin e shtetit apo në ekonominë familjare janë negative".
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Erjon Braçe i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta një ditë pas kthimit të ligjit për tatimin për ‘Lojërat e Fatit’. Braçe akuzon kreun e shtetit se po bën propagandë, ndërsa i kujton vitin 2015, ku sipas tij, Meta dhe LSI asokohe në koalicion në qeverinë ‘Rama 1’ votuan pro këtij ligji, ndërsa tashmë kreu i shtetit e ktheu.
Ai shton se ishte kundër këtij ligji që atëherë, ndërsa tashmë që kaloi në kuvend abstenoi. Në fund Braçe mbyll reagimin duke thënë se Meta zgjodhi ditën e gabuar për të bërë propagandë, (ktheu ligjin dje) ditë që përkonte me lamtumirën e ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga.
Likja eshte me hajdut se ty o hajdut AHMETAJ mire e beri qe e ktheu ligjin e lojrave te fatit
Përgjigju