Lojërat e fatit/ Braçe në ’45 minuta’: Mbyllen bastet dhe online, përfshirë edhe Bast Arenën

TIRANË- Deputeti socialist Erion Brrace, njëherazi kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka qenë i ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, në Report Tv. Braçe ka sqaruar mënyrën sesi qeveria do të mbyllë pikat e basteve, edhe ato online. Deputeti Erion Braçe ka thënë se ka patur kërcënime mbi deputetët e Komisionit të Ekonomisë, ndërkohë që ka nënvizuar se paratë e basteve, janë para të cilat janë fituar nga zhvatja e njerëzve. Braçe ka thënë se bastet online do të mbyllen nga 1 janari, përfshirë edhe kompaninë Bastarena, për të cilën opozita akuzon kryeministrin Edi Rama, se kërkon ta favorizojë me ligjin për mbylljen e basteve.

Intervista e plotë:

Pse u trajtua në mënyrë heroike, ju thatë se jeni përballur me kërcënime dhe presione, çfarë ndodhi kësaj here?

Kjo s’është ngjarja e javës. Kjo është në prime-time të kësaj jave. Unë parashikoj betejë. Do bëhet realitet ajo që është ligj. Nga 1 janari s’ka më baste. Ka nisur që në 2015, kur mazhoranca vendosi të marrë nën kontroll sektorin. Mendoj se beteja do të jetë e ashpër. Së dyti, fenomeni u bë i tillë për shkak të përmasave që ka marrë biznesi i lojërave të fatit. 600-700 milionë euro xhiro vjetore. Në kërcënim të interesave të këtij tregu, përfshirë edhe deputetët e Komisionit të Ekonomisë. Ia kanë dalë të qëndrojnë nga një presion permanent ndaj familjeve të tyre. Çdo mesazh, çdo gërmë, unë kam marrë mesazhe, është detyra ime të marr mesazhe qoftë edhe kërcënuese. Por askush tjetër s’e ka për borxh.

Nga vinin këto SMS, dhe të ç’natyre ishin?

Ka patur SMS informuese. Psh 26 mijë të punësuar. P.sh mijëra euro taksa. Pastaj ke shqetësuese, “çfarë do bëhet me ne”. Pavarësisht se unë i kam konsideruar skllevër ata që punojnë aty. Pastaj të shara, para e mbrapsh. Të tjerat kërcënuese, siç kanë marrë kërcënime koleget e mia në Komisionin e Ekonomisë. Më bën përshtypje që numrat tanë kanë dalë në treg. Numrin tim e ka një rreth i ngushtë. Personat që shkruajnë SMS s’kanë lidhje me mua dhe zonat e mia elektorale. Pasi jam këmbyer një seri mesazhesh, i kam marrë në telefon, por më pas telefonat janë fikur.

Ju lexuat shqetësimet e grupeve të interesit, dhe thatë pse s’kanë zbatuar ligjin, por edhe ju s’keni zbatuar ligjin?

Ligji që erdhi në Parlament në 2015-ën ishte shumë i mirë. Ligji që u votua nga Kuvendi s’ishte i duhuri. U bënë ndryshime dhe u favorizuan kompanitë e basteve. Ishte një mazhorancë e gjerë, respektuam ata  që ishin pjesë e jona. Ka patur një insistim nga ata njerëz, le të vijnë nga pala tjetër, ka patur presion permanent deri ditën kur u zbatua ligji. Shikojini datat, i keni aty.

Ka diferencë të thellë, diferenca ka ardhur se unë kam refuzuar të ndryshoj ligjin që ka sjellë qeveria. Ndryshimet e mia kanë qenë minore. Asnjë favor në distanca, apo në numër niptesh, e barrë fiskale. Gjithçka ndikoi në seancën plenare.

LSI është distancuar nga kjo gjë?

Le të distancohet sa të dojë…Mi sillni përballë ata të LSI. Se i sqaroj ballë për ballë.

E dini shprehjen vesi del me shpirtin...?

Ju e keni ndjekur debatin. Kam folur në parlament për moszbatimin e ligjit, për përgjegjësinë e institucioneve, ama barra më e madhe për zbatimin e ligjit është tek kompanitë. Ti ushtron evasion fiskal permanent. Kam refuzuar kërkesën për të bashkëpunuar në këtë aspekt. Kompanitë kanë patur detyrimet e tyre, ata s’kanë zbatuar asnjë rregull. Shteti ka patur 56 punonjës, ka bërë aq sa ka mundur. Do i përgjigjesh zbatimit të ligjit, këta kanë 3 vite e ca që nuk e zbatojnë, ky treg është kthyer në treg kriminal, pa diskutim që do të përballet me pasojat e ligjit.

Cila është garancia juaj se ligji do të zbatohet?

Garancia është ajo që është shkruar në ligj, agjencitë ligjzbatuese do bëjnë të mundur zbatimin e ligjit. Që nga data 1 këto aktivitete janë të paligjshme në Shqipëri.

Po goditet vesi apo krimi i organizuar?

Po bëjmë një ligj kundër një biznesi që ka kaluar në zhvatje, duke përdorur vesin e njerëzve. Ky biznes është

Dhe alkooli zhvat njerëzit?!

Varësia nga alkooli dhe droga s’është e njëjta gjë. Dhe e njëjta gjë është dhe nga bixhozi. Diferenca monetare nga një dopio, dy derisa shkon në 10 mijë lekë është diçka tjetër, ndërsa bixhozi shkon në 100 milionë brenda një nate. Kjo industri është zhvatje, 600 mln euro janë zhvatje. Ndalova për kuriozitet në një pikë bastesh, pashë që nga mosha 18-vjeçare e deri më tej. Sipas ligjit, detyrimin për t’a nxjerrë jashtë që është nën moshë, e ka zotëria që ka pikën e basteve. AMLF vihet në lëvizje kur familjarët shkojnë dhe aty, se ka dhe gra që shkojnë aty, dhe AMLF nuk lejon që të hyjnë brenda atyre pikave.

AMLF është vënë në lëvizje, ndërsa kompanitë jo. Pas 3 vitesh vijnë në komision dhe duan të tallen. Një grusht kompanish po zhvatin. Po bëjmë një ligj që godet krimin e organizuar. Ligji është i qartë.

Pastrimi i parave dhe krimi i organizuar hidhen edhe në ndërtim, të mbyllim ndërtimet?

Në mënyrë të qartë ju përmenda shifra. Në ligjin ekzistues ka patur rregulla, për të evidentuar personat që vendosin këto shifra. Filluan të reagonin kur kërkova Vetting për pronarët  e basteve.

Bastet dhe ndeshjet kanë një dallim të madh...

Futet informacion tek ndeshjet? Jam Erion Braçe, unë s’jam Armando Duka. S’e vë pasionin tim as për Partizanin as për Juven as për Barçën. Kalimi i çdo caku dhe shfrytëzimi i çdo aspekti, lojërat elektronike janë futur në masën 90% të këtij tregu. Megjithatë edhe ato do të mbyllen më datë 1 janar. Do jenë vetëm në hotele me 5 yje, që duhet të kenë brand name të certifikuar ndërkombëtarisht.

Ka shqetësim për lojën online, si do mbyllen?

Ka dy nene, e para që mbyllen, dhe e dyta që i jepet e drejta Ministrisë së Financave të bashkëpunojë me institucioneve të tjera. MF do bashkëpunojë me AKEP, është kontaktuar që tani dhe po shfrytëzohet çdo mundësi për të mbyllur çdo faqe online edhe jashtë shtetit.

Kompania Bast Arena, ka të vetmen licensë për lojërat online?

E para, e patë që nuk ka dhe nuk ekziston asnjë lloj ndjeshmërie ndaj kompanisë Bast Arena, atyre emrave që kanë përdorur dhe janë të rremë? Do mbyllen gjithcka, jo Bast Arena. Ka qenë e vetmja, se është paraqitur dhe ka marrë licensë. As e di fare sa vite ka. Do mbyllet megjithëse ka licensë.

Nuk është ky cënim i të drejtës së kompanisë, një kompani merr një licensë, çfarë ndodh?

Si me domatet, shet domate me pesticide mbyllet. Kjo çështje është gjykuar nga dy Gjykata, gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, dhe Gjykata Kushtetuese Gjermane, që i ka dhënë të drejtë shtetit të kontrollojë deri në kufijtë e monopolit. Janë dy gjykata që e kanë shqyrtuar këtë gjë. Nga neni 1 deri në fund, iu jemi referuar ligjeve europiane. Po iu referoj disa ligje, francez, italian dhe ai që më pëlqeu ishte modeli suedez. 100% monopol shtetëror.

Qeveria ime është ajo që ka bërë këtë ligj sot.

Çfarë ndodh pas 1 janarit?

Baste nuk do luhen. Shko në Angli dhe mos luaj vetëm me top, por luaj edhe me mace e me qen.

Cili është roli i shtetit?

Kemi një licensë për kazino deri në 2020. Pas 2020 do vendosë qeveria nëse do vazhdojë ose jo. Kemi zhvendosjen e lojërave elektronike në hotele me 5 yje. Nëse s’ka hotele, më vjen keq për vesin… do përcaktohen zonat ku do ushtrohet kjo industri në bregdet. Kemi llotarinë Kombëtare dhe Bingon televizive. Janë disa elementë për të cilat do të veprojë ligji, pjesa tjetër do mbyllet. Do ketë gjoba deri në burg, nëse do luhen në mënyrë të paligjshme.

Taksa e re për kazinotë, cili është propozimi juaj?

15% deri më tani i merr shteti. Mua më duket e paarsyeshme që të jetë 15%. Kam lexuar sot disa modele fiskale të vendeve të tjera. Në të gjitha këto vende, ka një tatim progresiv. Ka një vështirësi për të bërë këtë gjë. Propozimi im është të shkojmë në 30%. Me grupin po flas. Duhet të ndahet, ky biznes të licensohet për t’u luajtur, ndërsa unë mendoj ndryshe. Ti ke dhënë leje për t’u luajtur, nëse fitimi i këtyre kompanive, është aq i lartë sa quhet “i paturpshëm”. Unë mendoj se duhet të taksohen. Ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Dyfishimi i tatimit është një rrugë për të kontrolluar aktivitetin e  këtyre kompanive.

Të enjten do jetë gjithë grupi parlamentar. Kemi votën të hapur. Projektligji është i hapur. Mbështetja për mua ka qenë frymëzuese. Mijëra njerëz kanë shkruar, më kanë kontaktuar. Besoj se mbështetja ka shkuar tek çdo deputet socialist.

Pengesa të enjten, a mund të jetë Presidenti?

I ftoj të ndërtojnë një fabrikë përpunimi produktesh në Divjakë. Kanë fitime miliona euro. Ky vend s’mund të ketë një industri miliona euroshe, dhe të mos ketë bujqësinë. Iu bëj thirrje të mendojnë për një fabrikë prodhimi industrial. Do ishin të mirëpritur, do t’i mbështesnim edhe me taksa. Paratë e ndershme të shumëfishohen me djersën e ballit. S’mund të ketë më qytetarë të varur. Paraja e akumuluar nga krimi i organizuar do të jetë object hetimi pasuror, edhe fiskal, por jo për xhepat e banditëve. Presidenti është shprehur, dhe ka thënë se është në mbështetje të kësaj nisme. I kemi thënë sot që të enjten të hyjë direkt në fuqi.

Mendoni që kufizimi i basteve do të ndikojë në pastërtinë e futbollit shqiptar?

Do kufizohet edhe mundësia për të luajtur nga jashtë. Mund të pyesni kreun e AKEP. Ju thashë që s’jam ekspert i asaj fushe. Ka mundësi teknike për bllokimin e çdo faqeje që aksesohet në territorin e Shqipërisë. Futbolli, ka një problem, ndërhyrjen në garë nga FSHF. Deri në 5 milionë lekë, paguhej ai për të ndërhyrë në garë. Ka patur raste kur klubet e futbollit janë përfshirë në fiksime rezultatesh, dhe në tolerime për shkak të ndërhyrjes në garë.  Përmes garës së ndershme dhe reale mund të kthehen edhe njerëzit në stadium.

Beteja juaj me Dukën do të vijojë?

Të merremi me disa gjëra më të rëndësishme. Kam lexuar lajme se ka filluar kontrolli tatimor në klube të dorës së dytë. Beteja kundër evazionit fiskal nis me FSHF. Në atë institucion ka dy bordero, një për personelin e jashtëm, një për personelin e brendshëm. Personeli i jashtëm e kalon me tre herë. E drejta televizive, kemi të bëjmë me të ardhur tatimore, dhe Forca e Ligjit duhet të kthejë çdo para nga e drejta televizive aty ku i takojnë. Pasi të mbaroj punë me ligjin për lojërat e fatit, dhe pijet energjike do të merrem edhe me këtë gjë.

Arrestimi i ish-deputetëve të PS, keni një koment?

Lajmi i ditës është që ka vende më të mëdha se ne, dhe s’kanë arritur të vendosim atë që ne do vendosim nga e enjtja për pije energjike, për fëmijët dhe adoleshentët. Të nisemi njëherë të vetme, nga interesi publik. Pjesa tjetër, është çështje e prokurorisë. Kur shteti ka prova dhe fakte respekton ligjin. Kërkoj barazi për çështje të njëjta. Nëse për një çështje të caktuar dikujt i lutesh për t’a arrestuar, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.  Kam parë kryetarin e bashkisë Lezhë, që akuzohet për të njëjtën vepër penale.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 24/10/2018 09:29

    O Braçe je blet punetore. Mos e rruj hiç. Nese duhet perdore ne thumin.

    Përgjigju
  • Faik bajg vlora: 24/10/2018 08:36

    Askush nuk te detyron me lujt lloto! Xhuxhi Braçe bo politik

    Përgjigju
  • Populli: 24/10/2018 08:10

    Po si nuk bet asgje per popullin mer pisa legena fundrina me meresh me lojrat e fatit.cfar ndikon ajo shife pak ligjet e shif sa paguhet per nke divorc duhen plot 800 euro per te bet divorcin che ne shtetitin fqinj 20 euro ju skeni turp po' na pini gjakun

    Përgjigju
  • 136: 24/10/2018 03:52

    Ore cjan kto komente palidhje qe shkruhen,,,e kuptoni ca problemi esht per ekonomin sepse populli jon i varfer per disa arsye vuan nga kjo epidemi e varsis ndaj bixhozit...problemi qendron nese ato do mbyllen apo jo,dhe nese ky njeri do ta beji biznes personal a esht ky popull gati ti thot qe TE MBYLLEEEEN!! Bashkohu popull dhe mendo per te ardhmen. Ne nuk na duhen

    Përgjigju
  • BRACJA I vertete: 24/10/2018 01:45

    Ata 9000 veta qe dalin pa pune ti hyne zanatit dhe Mos ta kthejne KOKEN prapa Per te PUNUAR ne BIZNESIN e Kumar it qe po merr ne qafe shqipetaret

    Përgjigju
  • Bracja: 24/10/2018 00:20

    po puntoret qe do hidhen ne rruge jan mbi 9 mij veta te siguruar pa llogaritur qirat pagesat e dritave internetin siguria private etj e etj se nuk quhet zhatje sepse nuk mer njeri mezor hajde luj dhe nen 21 vjec nuk lejohet hyrja po mereni vet se perkte bohet lufta

    Përgjigju
  • Proka: 23/10/2018 23:49

    Lojerat e bastit sjellin vetem probleme sociale,mjafton te shikosh ne cdo shtete Europian ku fitimi shkon ne te mire te atyre qe jane pronare e klientet vetem jane te deshperuar me humbje te medha monetare dhe mllefin e tyre ata e shfrenojne ne familjet e tyre ne forma dhune e deri tek krime te renda, ne fund klientet perfundojne ne burgje,kjo eshte e tera. Mendja e shendoshe ne trup te shendoshe....fjale e urte Latine.... Me te mira

    Përgjigju
  • gimi: 23/10/2018 23:46

    ne 45 minuta ti more xhuxhmaxhuxh nuk mund te mbyllesh biznese pa i kompesuar per demin, nuk mund te lesh pa buken e gojes mijra familje qe ushqehen nga keto biznese. ne cdo vend demokratik te botes lojrat e fatit jane te lejuara por nga nje vend qe fshiu dhe Zotin ske ca pret.

    Përgjigju
  • Tani: 23/10/2018 22:10

    Horri beratit mbyll taivanin e telebingon lere lloqet e kavajes. Pse i le hap ato? Ja ku e ke monopolin.

    Përgjigju
  • ilo: 23/10/2018 21:30

    Po beheni si Enveri me keto vendime ,po shtete e tjera te bashkimit europiane qe i kane dhe vazhdojne ti mbajne por vetem i kontrollojne nepermjet licensimit me nr banoresh budallenj jane dhe dolet dy te mencurit ti dhe Ben Ahmetaj per ti mbyllur ne shqiperi. Turp nuk ju vjen po permbysni nje ng a rregullatoret e qarkullimit te parase, lere KM se ai si Enveri ne vaft i eshte kthyer "Vesit" qe shqiptaret ti harrojne veset e tij

    Përgjigju
  • Bim: 23/10/2018 20:40

    Italia ka 20 her ma shume popullsi se Shqipeeia dhe gjroja eshte vetem 30% me e larte. Bastet te mbyllen te gjitha nga i pari e deri tek i fundit

    Përgjigju
  • Eksperti: 23/10/2018 20:21

    Ja dhe mistreci Beratit qe ngeli duke perseritur si papagall ate qe thote Edi Rama, te pakten hap internetin dhe lexo qe as ne Itali dhe as ne France bastet nuk jane monopol i shtetit, ne Itali jane rreth 12 mije pike bastesh dhe ne vitin 2017 jane luajtur 1 miliard euro.

    Përgjigju
    • Riflo: 23/10/2018 20:53

      Kur te behemi si italia i hapim prap mos e vrit mendjen

  • Mirditor: 23/10/2018 19:34

    Kush loz bixhoz ma shume hup se fiton Ste len as 1 lek në xhep Të mbydhen menjëhere të ghitha Të vendosin llotaria kombëtare 1 ose mijë lek dhe kaq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë