Lojërat e fatit, gjobë ndaj subjekteve në vlerën e 720 mijë dollarë
TIRANE, 7 Maj/ATSH/- Ndërsa një projektligj në diskutim e sipër synon zgjidhjen e plotë ligjore të problemeve të shumta në industrinë e lojërave të fatit, që fillojnë nga niveli i lartë i evazionit fiskal dhe informalitetit e përfundon me pasojat negative shoqërore që solli zhvillimi pa kriter i kësaj industrie në këto vite, Njësia e […]
/ATSH/- Ndërsa një projektligj në diskutim e sipër synon zgjidhjen e plotë ligjore të problemeve të shumta në industrinë e lojërave të fatit, që fillojnë nga niveli i lartë i evazionit fiskal dhe informalitetit e përfundon me pasojat negative shoqërore që solli zhvillimi pa kriter i kësaj industrie në këto vite, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit NJMLF) në Ministrinë e Financave, raporton tregues në rritje të performancës së saj.
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka ushtruar kontroll në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Referuar të dhënave zyrtare për periudhën tetor 2013 - prill 2015, janë kontrolluar 6500 pika sekondare lojëra fati, 1709 shkelje ligjore në fushën e lojërave të fatit nd[rsa janë vendosur 144 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në vlerën e 720.000 dollarë.
Gjatë së njëjtës periudhë më shumë se 1500 aktivitete lojërash fati të paligjshme janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa 1149 automate elektronike janë konfiskuar. Sipas informacionit nga NJMLF aktualisht ndaj 9 subjekteve të licencuara është marrë masa administrative "pezullim aktiviteti", ndërsa masa administrative "bllokim i llogarive bankare" është marrë ndaj 35 subjekteve të licencuara; Po kështu u është hequr licenca 20 subjekteve të licencuara.
Në vijim të kontrolleve specifike dhe zbatimit të masave të aplikuara janë zhbllokuar në favor të shtetit fondet e ngurtësuara të garancisë ndaj 15 subjekteve, të cilët kanë rezultuar debitorë ndaj NJMLF dhe DPT në vlerën 650.000 dollarëve.
Nisur nga shkeljet e vërejtura në raport me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore, njësia përkatëse në Ministrinë e Financave ka plotësuar dosjet dhe ka dërguar për ndjekje penale mbi 40 persona.
NJMLF ka ndërmarrë masa shtrënguese, si dhe ka nisur procesin e kërkimit të pasurive të subjekteve debitorë pranë ZRPP-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit. Në proces janë duke u vendosur barra siguruese ndaj disa automjeteve në pronësi të subjekteve debitorë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47