Lojërat Olimpike, Calja: KOKSH 
mashtron, nuk dha asnjë lek

Lojërat Olimpike, Calja: KOKSH <br />mashtron, nuk dha asnjë lek
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, se ka përfituar Bursën Olimpike për pjesëmarrjen në "Rio 2016".
 
Calja thotë se nuk ka marrë asnjë lek nga KOKSH dhe as nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, ndërsa shton se në Rio ndodhet me shpenzimet e familjes së tij.
 
Një ditë përpara nisjes së garës në lojërat Olimpike të Rios, në Brazil, peshëngritësi Calja paralajmëron denoncimin për shpifje të Bezhanit, kërcënon edhe me dorëheqjen e tij nga "Rio 2016", nëse kreu i KOKSH nuk tërheq deklaratat e tij.  
 
Briken Calja është një nga gjashtë peshëngritësit shqiptar që merr pjesë në Lojërat Olimpike "Rio 2016".
 
Reagimi i plotë i peshëngritësit Briken Calja
"Është e tmerrshme dhe ndjej neveri ndaj një Presidenti që mashtron publikisht në lidhje me Bursën Olimpike. Briken Calja nuk ka marr qoftë dhe 1 lek Bursë të vjetër nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) apo Ministria Sportit. E kam thënë dhe e them publikisht jam këtu në Lojërat Olimpike ‪#‎Rio2016 vetëm falë familjes dhe dashamirësve të sportit .. I bëj thirrje z.Viron Bezhani, të tërheqë mbrapa deklaratën përkundrazi do ta denoncoj për shpifje dhe abuzim me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Ose e vetmja rrugë mbetet të jap dorëheqjen nga Lojërat Olimpike. Askush nuk mund të marrë meritën e kontributit të familjes time. Kam sakrifikuar jetën, rininë, familjen, kam derdhur gjak dhe djersë, mundim, stres për të ardhur deri këtu ku jam sot", thuhet në reagimin e peshëngritësit shqiptar, Briken Calja. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri