Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një veprim provokues ndaj Ukrainës, teksa ndiqte ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit.
Gjatë paradës së kombeve, ai u kap nga kamerat në një moment kur dukej se kishte mbyllur sytë dhe ia kishte marrë një sy gjumë. Ky moment përkon me kohënkur atletët nga Ukraina marshuan në Stadiumin Kombëtar të Pekinit, i njohur si Foleja e Zogjve.
Një moment i shumë komentuar nga mediat botërëore duke e paralelizuar atë me statusin e pasigurt dhe tensioneve në kufirin e Ukrainës aktualisht. Rusia thuhet se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufirin e përbashkët të kombeve, ndërsa vendi konsideron një pushtim. Në total ishin 91 delegacione që parakaluan në garën për Olimpiadën Dimërore.